Ligji Nr. 04/L-202 "Për sistemin e lejeve dhe licencave" miratuar nga Kuvendi i Kosovës në Dhjetor 2013, përcakton krijimin, menaxhimin dhe funksionimin e regjistrit të lejeve dhe licencave në nivel qendror në Republikën e Kosovës. Në këtë regjistër mund të gjeni të gjitha llojet e lejeve dhe licencave (përfshirë certifikimet, autorizimet, miratimet, pëlqimet, etj.) Që institucionet e nivelit qendror japin ose lëshojnë në mënyrë që të rregullojnë aktivitetet profesionale ekonomike, tregtare si dhe publike dhe private.