Specialist - Psikolog Klinik



Qëllimi
Pajisja me licencë e autorizon profesionistin shëndetësor për ushtrimin ligjor dhe kompetent të profesionit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo marrje e të drejtës vjen me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për ruajtjen dhe zbatimin e Kodit Etik, si dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Përshkrim i Shkurtër
Procesi i licencimit dhe rilicencimit në OIK nis me dorëzimin e kërkesës nga aplikuesi dhe verifikimin e menjëhershëm të pagesës. Më pas, Komisioni përkatës shqyrton dokumentacionin brenda afateve ligjore dhe merr vendim për lejimin e licencës. Në bazë të procesverbalit të këtij komisioni, licenca lëshohet zyrtarisht dhe merr fuqi të plotë pas nënshkrimit nga Kryetari i OIK-ut.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Këshilli Drejtues

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Aplikuesi duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Për të bërë kërkesën për licencim/rilicencim së pari duhet të jetë i antarësuar, të ketë shkollimin në lëminë mjekësore.
  • Të ketë bachelor, provimin e licencës (në MSH).
  • Anëtarsimi në odë është obligativ për të gjithë infermierët mamit dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Repulikën e Kosovës.
  • Kërkesat për anëtarësim, licencim dhe rilicencim dorëzohen online përmes portalit të OIK:
Dokumentacioni i kërkuar
  • Leternjoftimi valid [Kopje]
  • Ekstrakti i gjendjes civile jo më i vjetër se 6 muaj. [Origjinal]
  • Rilicencim-Çertifikatat e edukimit të vazhdueshëm profesional. [Kopje]
  • Licenca e punës [Kopje]
  • Çertifikata e specialistit [Kopje]
  • Çertifikata e provimit prfesional të licenës (Licencim) [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 40 Transfer bankar
Taksa 60 Pagesa nëpërmjet keshit

Linku i Formularit për Aplikim
https://app.oik-ks.org/Account/Login

Shkarko formularët