Regjistri i Lejeve dhe Licencave është
- Me qasje të lirë
- Lehtësisht i kërkueshëm përmes fjalëve kyçe, institucioneve, aktivitetit apo ligjeve
- Shumë-gjuhësh, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
- Përfshin lejet, licencat, regjistrimet, autorizimet, certifikimet e nivelit qendror.
Ja si mund të gjeni një leje apo licencë apo të hulumtoni në portalin e internetit:
- Në Ballinë keni mundësi të shihni lejet e reja në regjistër, lejet më të shikuara dhe insitucionet më të shikuara.
- Kërkimin mund ta nisni duke përdorur një fjalë kyçe apo frazë të cilën e zgjedhni vetë në faqen “Ballina” apo në faqen “Kërko”. Shkruani fjalën kyçe në dritare dhe shtyp butonin “Kërko”. Lejet e licencat e identifikuara do të shfaqen. Tutje, mund ta rafinoni kërkimin tuaj më tej duke përdorur dritaren “Filtro kërkimin” nëpërmjet titullit, institucionit, aktivitetit apo ligjit.
- Ju mund të zgjidhni të shihni të gjitha lejimet sipas Institucionieve, Aktivtiet dhe Ligjeve duke klikuar në tabin “Shfleto”. Gjithashtu keni opsionin të nxirrni listën e të gjitha lejeve e licencave. Krahas cdo kategorie në kllapa shfaqet numri total i të gjitha lejimeve të përfshira në atë kategori. Për të parë listën e lejimeve në njërën nga kategoritë, kliko në titullin e kategorisë dhe lejet e identifikuara do të shfaqen.
- Lista e aktiviteteve është marrë sipas katergorizimit të sektorëve në NACE2. Një lejim mund të jetë i përfshirë në më shumë se një aktivitet. Ndarja e lejimeve nëpër aktivitete është bërë vetëm për ilustrim të përgjithshëm dhe mund të përmbajë pasaktësi pasi institucionet që lëshojnë lejimet nuk e bëjnë këtë kategorizim.
- Kur dëshironi të hapni një nga lejet e identifikuara, klikoni në titullin e saj dhe do të gjeni informacion të detajuar mbi:
- qëllimin e lejes,
- përshkrimin e procedurës për marrjen e saj,
- bazën ligjore dhe nënligjore me linkun përkatës në Gazetën Zyrtare nëse egziston,
- vlefshmërinë e lejes,
- organi dhe afati i ankimimit,
- informatat dhe dokmentacioni i kërkuar për aplikim,
- koha e parashikuar brenda së cilës duhet të merrni përgjigje nga institucioni,
- informacion mbi të gjitha taksat/tarifat/pagesat që duhet të kryeni dhe mënyrën e kryerjes së tyre,
- formularët për aplikim të cilët mund të shkarkohen (nëse ata egzistojnë).
- Në faqen e secilës leje në anën e djathtë mund të përdorni butonin “Print” për të prituar të gjithë informacionin e lejes në një dokument.
- Në faqen e secilës leje, nëse klikoni mbi emrin e institucionit që e lëshon lejen, do të dërgoheni tek web-faqja e atij institucioni.
- Në faqen “Burime – Statistika” do të gjeni informacion krahasimor mbi numrin e lejeve/licencave në secilin institucion dhe sipas aktiviteteve.
- Nëse dëshëroni të dërgoni një koment mbi informacionin e gjetur në regjistër, mund të na kontaktoni nëpërmjet faqes “Komente”.