Licencë për kabinet të Radiologji-Stomatologjisë
Qëllimi
                    Pala parashtron kërkesën  në Divizionin për Licencime  të Institucioneve Shëndetësore  për licencimin e Kabinetit të Stomatologjisë me aplikacionin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe licencën e lëshuar nga Agjencioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore, shqyrtimi i dokumentacionit bëhet nga  Bordi për Licencim të Institucioneve Private të Kujdesit Shëndetësor, lëshimi i vendimit i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit  dhe mirret licenca me validitet  5 vjeçar e nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe Ministri i Shëndetësisë.
                Përshkrim i Shkurtër
                    Kjo procedurë ka për qëllim plotësimin e kushteve për hapësirën, invertarin, paisjet dhe personelin për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor si dhe këtyre subjekteve t'u mundësohet ushtrimi i veprimtarive përkatëse konform legjislacionit në fuqi,  për të kontrolluar cilësinë e shërbimit në këto institucione dhe për të garantuar shëndetin e publikut.
                Baza ligjore
                    
                Validiteti
                    5 vite
                
                        Organi i ankimimit
                    
                    Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe Institucioneve Private Shëndetësore 
                
                        Afati i ankimimit
                    
                    30 ditë
                
                            Informacion për aplikim
                        
                        - Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
- Orari i punës së institucionit
- Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
- Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
                            Dokumentacioni i kërkuar
                        
                        - Formulari për aplikim [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit [Kopje]
- Letërnjoftimi i personit përgjegjës [Kopje]
- Licenca e punës për personelin shëndetësor [Origjinal]
- Licenca e lëshuar nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi për Mbrojtje dhe Siguri Bërthamore [Origjinal]
- Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 [Origjinal]
- Pëlqimi sanitar nga Komuna përkatëse në të cilin do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë | 
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 200 Euro per Aplikim dhe 400 Euro per Licencim | Transfer bankar | 
