Licencë për infermier dhe mami



Qëllimi
Personi i interesuar aplikon në zyret e Odës së Infermierëve të Kosovës, ku është Komisioni i cili i shqyrton lëndët e pranuara nga Administrata. Komisioni e shqyrton lëndën në afat kohor prej 15 ditësh dhe nxjerr vendimin për procedim të mëtutjeshëm nëse lënda i plotëson kriteret e kërkuara.

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë bëhet për të siguruar licencimin i Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë Shëndetësorë si kusht për ushtrimin e veprimtarisë së pavarur shëndetësore për të garantuar cilësinë e shërbimit dhe për të mbrojtur shëndetin publik.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Gjyqi i nderit

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i personit aplikues, Emri i prindit dhe mbiemri i personit aplikues
  • Data e lindjes dhe vendi
  • Adresa
  • Numri i telefonit
  • Vendi dhe data e diplomimit
  • Detajet mbi vendin e punes, emri i institucionit shendetesor,detajet e punesimit
  • Specializimi (lloji)
  • Data e specializimit
  • Emri dhe mbiemri, nënshkrimi, data e aplikimit.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Aplikacioni [Origjinal]
  • Diploma [Kopje e verifikuar]
  • Certifikata e provimit te licences [Origjinal]
  • Letërnjoftimi [Kopje]
  • Dy foto [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 30 euro Transfer bankar 1701001600081465

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët