Licencë për ambulancë stomatologjike



Qëllimi
Pala aplikon në Ministri pranë Divizionit për Licencime dhe Akreditime të Institucioneve Shëndetësore për licencimin e Ambulancës Stomatologjike, vlerësimin e bënë Komisioni Vlerësues; shqyrtimi i aplikacionit bëhet nga Bordi i licencimit të institucioneve shëndetësore private, pas aprovimit dërgohet tek Ministri për nënshkrim. Në afatin 30 ditë nga data e aplikimit lëshohet licenca me vendim të Bordit për periudhën kohore prej 5 vitesh.

Përshkrim i Shkurtër
Licencimi i ambulancave Stomatologjike, ka për qëllim plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe pajisjet e nevojshme medicinale për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të ambulancave stomatologjike.


Validiteti
30

Organi i ankimimit
Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për shqyrtimin e Ankesave të aplikuesve dhe institucioneve private shëndetësore

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Lloji i institucionit, titulli i institucionit, adresa
  • Orari i punës së institucionit, Themeluesi: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adtresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Drejtori: Emri (Emri i Prindit) Mbiemri, adresa, telefoni, faksi-E-mali
  • Licenca profesionale për personelin shëndetësor
  • Certifikata e regjistrimit të Biznesit
  • Dokumenti Identifikues
  • Shërbimet shëndetësore që ofrohen sipas ICD-9
  • Formulari i aplikimit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formulari i aplikimit [Origjinal]
  • Statuti i Institucionit shëndetësor duke u bazuar në Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125 [Kopje]
  • Dokumentacioni identifikues për themeluesin, drejtorin dhe personelit shëndetësor [Kopje]
  • Licenca e punës për personelin shëndetësor [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit duke përfshirë informatat shtesë mbi biznesin [Origjinal]
  • Pëlqimi Sanitar nga Komuna në të cilën do të hapet institucioni shëndetësor [Origjinal]
  • Pagesa e Tarifës administrative sipas UA 08/2014, përmes fletëpagesës e cila merret në DLAISH [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 600 Euro për licencim; 200 Euro për aplikim ; 200 euro për ripërtëritje; Transfer bankar 1000400070002508

Shkarko formularët