Specialist - Biokimi Mjekësore
Qëllimi
Pajisja me licencë e autorizon profesionistin shëndetësor për ushtrimin ligjor dhe kompetent të profesionit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo marrje e të drejtës vjen me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për ruajtjen dhe zbatimin e Kodit Etik, si dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Përshkrim i Shkurtër
Procesi i licencimit dhe rilicencimit në OIK nis me dorëzimin e kërkesës nga aplikuesi dhe verifikimin e menjëhershëm të pagesës. Më pas, Komisioni përkatës shqyrton dokumentacionin brenda afateve ligjore dhe merr vendim për lejimin e licencës. Në bazë të procesverbalit të këtij komisioni, licenca lëshohet zyrtarisht dhe merr fuqi të plotë pas nënshkrimit nga Kryetari i OIK-ut.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Këshilli Drejtues
Afati i ankimimit
15
Informacion për aplikim
- Aplikuesi duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Për të bërë kërkesën për licencim/rilicencim së pari duhet të jetë i antarësuar, të ketë shkollimin në lëminë mjekësore.
- Të ketë bachelor, provimin e licencës (në MSH).
- Anëtarsimi në odë është obligativ për të gjithë infermierët mamit dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Repulikën e Kosovës.
- Kërkesat për anëtarësim, licencim dhe rilicencim dorëzohen online përmes portalit të OIK:
Dokumentacioni i kërkuar
- Leternjoftimi valid [Kopje]
- Ekstrakti gjendjes civile jo më i vjetër se 6-muaj [Kopje]
- Diploma e noterizuar [Kopje]
- Licenca e punës [Kopje]
- Rilicencim-Çertifikatat e edukimit të vazhdushëm profesional [Kopje]
- Çertifikata e specialistit [Kopje]
- Diploma e noterizuar [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | 40 | Transfer bankar | |
| Taksa | 60 | Transfer bankar |