Leje për institucion trajnues në fushën private të sigurisë



Qëllimi
Nënkupton pajisjen me leje nga organi kompetent për personin juridik për ofrimin e trajnimeve në fushën private të sigurisë

Përshkrim i Shkurtër
Pala duhet ti plotesoje kushtet e nenit 35 të Ligjit 08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë Dhe aplikimi është përmes Sistemit online për Shërbimet Private të Sigurisë (SSHPS) - i cili është në web faqen e Ministrisë se Punëve të Brendshme.

Baza ligjore

Validiteti
Sipas këtij ligji, të gjitha lejet lëshohen për një periudhë pesë (5) vjeçare

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme, Komisioni i Ankesave për Sigurinë Private

Afati i ankimimit
Afati i ankimimit është i përcaktuar në Ligjin përkatës për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Informacion për aplikim
Dokumentacioni i kërkuar
  • Për tu pajisur me leje për ofrimin e trajnimeve në fushën private të sigurisë, aplikuesi duhet të plotësojë këto kushte:
  • të jetë i regjistruar si person juridik në regjistrin e bizneseve në Republikën e Kosovës [Kopje]
  • të ketë dëshmi për pronësinë ose për marrje me qira të objektit, të vlefshme së paku për kohën e kërkuar për licencë; [Kopje]
  • të sigurojë hapësira të nevojshme për mbështetje administrative dhe logjistike; [Kopje]
  • të sigurojë hapësirë prej së paku dyzet (40) m2 , të pajisura me pajisje të nevojshme për mbajtjen e ligjëratave; [Kopje]
  • të sigurojë një sallë për trajnime praktike dhe taktike prej së paku dyzet (40) m2 ; [Kopje]
  • të sigurojë pajisjet për mbrojtje nga zjarri; [Kopje]
  • të ketë të vendosura kamerat e vëzhgimit elektronik në hyrje të objektit dhe në hapësirat e mbuluara sipas nënparagrafit 1.5. dhe 1.6. të këtij neni; [Kopje]
  • pajisja për ruajtjen e incizimeve, duhet ta ruajë së paku dy (2) muaj incizimin e vëzhgimit të kamerave nga data e regjistrimit. [Kopje]
  • Personeli i detyrueshëm nuk duhet të jetë i dënuar për vepër penale dhe përfshin [Kopje]
  • një menaxher në pikën e pranimit që është përgjegjës për mbajtjen dhe evidentimin e dokumentacioneve të kandidatëve për trajnim dhe caktimin e orarit të trajnimit për kandidatë; [Kopje]
  • një ligjërues për çështje ligjore me diplomë të fakultetit juridik [Kopje]
  • një instruktor të certifikuar nga institucioni përkatës për dhënien e ndihmës së parë të pajisur me së paku një CPR model dhe një pajisje për të simuluar plagët (seti i gjurmëve) për trajnimin në fushën e ndihmës së parë; [Kopje]
  • instruktor të certifikuar nga institucioni përkatës për parandalimin e zjarrit; [Kopje]
  • minimumi nga një (1) instruktor të certifikuar dhe të autorizuar nga organi kompetent për trajnim në çdo fushë të trajnimit të specializuar të parashikuar në këtë ligj; [Kopje]
  • instruktor për trajnim praktik për përdorimin e prangave, shkopit dhe taktikat mbrojtëse. [Kopje]
  • Plan-programi aprovohet nga organi kompetent për trajnim themelor profesional dhe të specializuar për çdo fushë të caktuar. [Kopje]
  • Poseduesi i lejes, në rast të ndryshimit të adresës ose të personelit të institucionit trajnues, duhet ta njoftojë organin kompetent brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh dhe të plotësojë kushtet e parapara me këtë ligj. [Kopje]
  • . Poseduesi i lejes si institucion trajnues në fushën private të sigurisë ka të drejtë për hapjen e degëve të tjera në komunat e Republikës së Kosovës, duke i plotësuar kushtet e këtij neni. [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Organi kompetent vendos për aprovim ose refuzim të kërkesës dhe informon aplikuesin me vendim me shkrim brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita e dorëzimit të kërkesës.


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 1000 Transfer bankar


Shkarko formularët