Licencë e aktivitetit për prodhimin e energjisë elektrike
Qëllimi
Aplikuesi duhet të dorëzojë aplikacionin në Zyrën e Rregullatorit për Energji në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Procedura e vazhdimit është e njëjtë.
Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim apo transferim të licencës, do të paguajnë taksën administrative. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar.
Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda katërdhjetë e pesë (45) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar.
Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qellim që t'u lejojë të licencuarve të operojnë në tregun e energjisë në Kosovë vetëm nëse ata i plotësojnë kushtet dhe kriteret për një veprimtari të tillë konform legjislacionit ne fuqi.
Baza ligjore
Validiteti
Varësisht nga jetëgjatësia e aseteve të përdorura për kryerjen e aktiviteteve relevante me
kohëzgjatje që nuk mund të tejkalojë periudhën dyzet (40) vjeçare.
Organi i ankimimit
Zyra e Rregullatorit për Energji
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Shëno MW për të cilët kërkon licencë
- Emri i Aplikuesit (Personit Juridik)
- Vula e Aplikuesit
- Emri i Aplikuesit (Personit Juridik)
- Selia
- Adresa
- Nr. i Regjistrimit
- Nr. i Telefonit, Nr. i Faksit
- Adresa e e-mail-it
- Emri dhe mbiemri i kontakt personit
- Adresa
- Nr. i Telefonit, Nr. i Faksit
- Adresa e e-mail-it
- Aktivitetet aktuale të aplikuesit në lëmin e Energjisë në Kosovë
- Aktivitetet e mëparshme të aplikuesit në lëmin e energjisë në Kosovë
- Emri i Njësisë, Lokacioni, Komuna, Burimi i Energjisë, Kapaciteti i Instaluar (MW), Prodhimi (Vjetor)
Dokumentacioni i kërkuar
- 3. Planin afarist (të biznesit) të aplikuesit lidhur me aktivitetet energjetike që do të mbulohen nga licenca, që mbulon së paku tre (3) vitet e ardhshme. [Origjinal]
- 4. Vërtetimin nga një institucion financiar ose institucion tjetër që konfirmon ekzistencën e fondeve të mjaftueshme për ushtrimin e aktiviteteve për energji (p.sh. garanci bankare të aplikuesit apo kompanisë mëmë në rast të subvencionit, ose evidencë të ngjashme të fondeve të mjaftueshme për të financuar aktivitetin për të cilin kërkohet licenca). [Origjinal]
- 5. Pasqyrat financiare vjetore të aplikuesit apo ndërmarrjes ëmë për tre (3) vitet e fundit. Këto pasqyra financiare duhet të jenë të audituara nga auditorë të licencuar dhe të pavarur financiarë. Ndërmarrjet e sapokrijuara duhet të dorëzojnë një deklaratë mbi gjendjen financiare aktuale. [Origjinal]
- 6.Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik. [Origjinal]
- 7. Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi. [Origjinal]
- 8. Detajet e përvojës së aplikuesit për kryerjen e aktiviteteve të energjisë në formë të biografisë (Curriculum Vitae – CV) së ndërmarrjes [Origjinal]
- 9. Informacione në lidhje me strukturën organizative (menaxhmentin dhe personelin profesional) të aplikuesit. [Origjinal]
- 10. Biografitë (CV-të) e stafit menaxhues dhe personelit tjetër të lartë të aplikuesit, së bashku me kualifikimet e tyre. [Origjinal]
- 11. Dëshmi mbi sigurimin e karburantit dhe/apo kontratën paraprake apo finale të furnizimit me lendë djegëse (aty ku është e aplikueshme) [Origjinal]
- 12. Lejen mjedisore, lëshuar nga institucioni kompetent (aty ku është e aplikueshme). [Origjinal]
- 13. Dëshmi për efikasitet termik (aty ku është e aplikueshme). [Origjinal]
- 14. Marrëveshjen për kyçje në rrjet. [Origjinal]
- 15. Dëshmi për të drejtën pronësore të shoqëruar me skica dhe harta të pronës dhe stabilimenteve përkatëse. [Origjinal]
- 16. Çdo kontratë eventuale për shitje të energjisë, në formën përfundimtare nëse është e mundur, apo edhe në formë të draftit. [Origjinal]
- 17. Lejen për shfrytëzim të ujit (aty ku është e aplikueshme). [Origjinal]
- 18. Dëshmi për posedimin e ndonjë licence për aktivitetet të energjisë, në Kosovë apo jashtë saj. [Origjinal]
- 19. Dëshmi për pagesën e taksës fillestare të aplikimit për licencim, në shumë prej njëmijë euro (1,000.00 €); për rishikim-modifikim/ndryshim apo vazhdim, si dhe transfer licence në shumë prej pesëqind (500.00 €), në pajtim me Nenin 4 Rregullës për Licencim dhe Shtojcën 1 të Rregullës për Taksat. [Origjinal]
- 20. Dëshmi mbi publikimin e Njoftimit në dy (2) gazeta ditore me qarkullim të gjerë në Kosovë (në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencim). [Origjinal]
- 2. Statutin e ndërmarrjes apo marrëveshjen e krijimit të shoqërisë. [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Pagesa | 1,000.00 € - Pagese fillestare: (njëmijë euro). 500 € (pesëqind euro) - Pagese për rishikim-modifikim/ndryshim apo vazhdim, dhe transfer licence. | Transfer bankar | 1000 4300 7000 8375 |