Leje ujore
Qëllimi
Aplikanti paraqet kërkesën në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, me dokumentacionin e nevojshëm.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është administrimi, menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i ujërave për të siguruar sasi të mjaftueshme dhe cilësi të mirë për të gjithë shfrytëzuesit sipas acquis së BE-së për ujëra.
Baza ligjore
Validiteti
1 vit deri në 15 vjet
(në rastin e lejes ujore për nevoja energjetike, mund të zgjasë deri në 40 vjet).
Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri / emri i biznesit
- ID personale / numri i biznesit
- Adresa
- Nr. tel: / e - mail:
- Te dhënat e objektit ose aktivitetit: (te dhënat baze te objektit ose aktivitetit, lloji,destinimi e ngjashëm)
- Qëllimi: (qëllimi dhe destinimi i ndërtimit te objektit ose aktivitetit)
- Lokacioni: (Te dhënat mbi lokacionin e objektit planifikuar ose aktivitetit: Komuna, zk, parc)
- Te dhënat mbi Dokumentacionin projektues (Numri dhe data e dokumentit të lëshuar, emri organit i cili e ka lëshuar)
- Te dhënat mbi lejen e lëshuar te ndërtimit (Numri dhe data e dokumentit te lëshuar,emri organit i cili e ka lëshuar)
Dokumentacioni i kërkuar
- Kopja e vërtetuar e ID ose certifikatës se biznesit (vetëm për persona juridik) [Origjinal]
- Kopjе e vërtetuar e certifikatës se numrit fiskal [Kopje e verifikuar]
- Dëshmi mbi pagesën e tarifave administrative [Origjinal]
- Autorizimi mbi përfaqësimin e aplikuesit [Origjinal]
- Kopja e vendimit mbi lejimin e ndërtimit [Kopje e verifikuar]
- Kopja e vendimit te Pëlqimit Ujore [Kopje]
- Projekti i gjendjes se zbatuar [Origjinal]
- Rregullore (akt i përgjithshëm) mbi mirëmbajtjen, shfrytëzimin dhe vëzhgimin e objektit ujore dhe sjelljen në rast te dëmeve ose avarive [Origjinal]
- Programi i aprovuar i monitorimit dhe raportimit (periodik ose vjetor) mbi testimin dhe vlerësimin e kualitetit te ujërave te ndotura [Origjinal]
- Te dhënat mbi lejen e lëshuar mjedisore, kushteve ndërtimore ose kopjet e vendimeve te lëshuara [Kopje e verifikuar]
- Dokumentacioni tjetër sipas kërkesës se Autoritetit te rajonit te Pellgjeve
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Tarifa | Tarifa ndryshon varësisht prej vlerës financiare të investimit, të përcaktuar si në vijim: 1. vlera financiare e investimit më 50,000.00 euro, tarifa 70 euro; 2. vlera financiare e investimit 50,000.00 euro - 100,000.00 euro, tarifa 100; 3. vlera financiare e investimit 100,000.00 -200,000.00, tarifa 150 euro; 4. vlera financiare e investimit 200,000.00 - 500,000.00, tarifa 200 euro; 5. vlera financiare e investimit më e madhe se 500,000.00 euro, tarifa 300 euro | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2120 |
| Pagesa | Transfer bankar |
Linku i Formularit për Aplikim
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17824