Psikolog Klinik



Qëllimi
Pajisja me licencë e autorizon profesionistin shëndetësor për ushtrimin ligjor dhe kompetent të profesionit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo marrje e të drejtës vjen me përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për ruajtjen dhe zbatimin e Kodit Etik, si dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Përshkrim i Shkurtër
Procesi i licencimit dhe rilicencimit në OIK nis me dorëzimin e kërkesës nga aplikuesi dhe verifikimin e menjëhershëm të pagesës. Më pas, Komisioni përkatës shqyrton dokumentacionin brenda afateve ligjore dhe merr vendim për lejimin e licencës. Në bazë të procesverbalit të këtij komisioni, licenca lëshohet zyrtarisht dhe merr fuqi të plotë pas nënshkrimit nga Kryetari i OIK-ut.


Validiteti
5-vite

Organi i ankimimit
Këshilli Drejtues

Afati i ankimimit
15

Informacion për aplikim
  • Aplikuesi duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
  • Të jetë i anëtarësuar në Odën përkatëse profesionale.
  • Të ketë shkollim në fushën mjekësore.
  • Të ketë të paguara taksat administrative për dorëzimin e kërkesës.
  • Kërkesat për anëtarësim, licencim dhe rilicencim dorëzohen online përmes portalit të OIK:
Dokumentacioni i kërkuar
  • Diploma e noterizuar [Kopje e verifikuar]
  • Leternjoftimi valid [Kopje]
  • Ekstrakti gjendjes civile jo më i vjetër se 6-muaj [Kopje]
  • Licencim-Vërtetimi i praktikës profesionale 6-muaj pas Diplomimit [Kopje]
  • Rilicencim-Çertifikatat e edukimit të vazhdushëm professional [Kopje]
  • Diploma Master e noterizuar [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 60 Transfer bankar
Taksa 40 Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim
https://app.oik-ks.org/Account/Login

Shkarko formularët