Leja për vendosjen e produkteve biocide në treg



Qëllimi
Për menaxhimin e produkteve biocide dhe vendosjen në tregun e Republikes së Kosovës, personat juridik duhet të aplikojnë për leje për importin e tyre. Vendosja e produkteve biocide në treg është e lejuar nëse substancat aktive të tyre janë të regjistruara në Listën I, IA dhe IB. Leja për vendosjen në treg për produktet biocide dhe substancat aktive të tyre bëhet me procedurë të gjatë -Autorizimi, sipas nenit 25 dhe me procedurë të shkurtër - Regjistrimi, neni 26 i këtij ligji. Ministria tani lëshon leje për import ose prodhim të produkteve biocide dhe vendosjen e tyre në treg përmes procedurës së shkurtër- Regjistrimi i produkteve biocide dhe notifikimi i tyre. Procedura për vazhdim është e njejtë.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është dhënia e lejes për vendosjen në treg për mes procedurës së shkurtër - Regjistrimin e produkteve biocide është se produktet biocide, substanca aktive e të cilave janë të vendosura në listën I, janë substanca që mund të jenë të rrezikshme ose përzierje me rrezikshmëri të ulët, të cilat duhet të kontrollohen dhe monitorohen nga Ministria, me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Përmes lejes ministria mbledh shënimet dhe monitoron më mirë qarkullimin e produkteve biocide në territorin e Republikës së Kosovës.


Validiteti
60 ditë

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i produktit biocid, data e notifikimit
  • Shënimet për aplikuesin dhe cilësimi i tij dhe personi kontaktues-( adresa, titulli, prodhues, importues, distributor përpunues.)
  • Shfrytëzimi i paramenduar i produktit biocid
  • Lloji i produktit
  • A është lejuar ne tregun e BE - ose jo në tregun e BE - shënimet për produktin nr. CE,
  • Kategoritë e shfrytëzimit - industri , konsum të përgjithshëm, profesionale
  • Kategoritë e shfrytëzimit - industri, konsum të përgjithshem, profesionale
  • Shënim për emri tregtar, emrin sipas IUPAC, nr. EC , nr CAS Përqendrimi i produktit biocid
  • Kodi doganor i produktit biocid,
  • Certifikata e biznesit,
  • Kontrata në mes shitësit dhe blerësit (importuesit), Emri dhe adresa e eksportuesit,
  • Afati për të cilin kryhet importi
  • Deklarimi mbi qëllimin e importit të produktit biocid
  • Lista teknike e sigurisë
  • Dëshminë e personit profesional dhe përgjegjës dhe stafit që manipulon me produktet biocide.
  • Lista e mallit dhe sasia produkti
Dokumentacioni i kërkuar
  • Lista e produkteve biocide për furnizim [Origjinal]
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit [Origjinal]
  • Dëshmi për kualifikimin e të punësuarve duke përfshirë edhe drejtuesin teknik - certifikata, diploma [Origjinal]
  • Kontrata ndërmjet eksportuesit dhe importuesit [Origjinal]
  • Lista teknike e sigurisë [Origjinal]
  • Shtojca VII [Origjinal]
  • Dëshmi për kualifikimin e personit profesional përgjegjës dhe stafit punues, [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Leja vlen 1 vit për furnizimin e sasisë së lejuar


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa nëpërmjet keshit Nuk ka