Regjistrimi i Organizatave Jo-Qeveritare
Qëllimi
Kërkesa për themelimin e Organizatës Jo-Qeveritare dorëzohet në Departamentin për Regjistrim dhe Ndërlidhje me Organizatat Jo-Qeveritare pranë Ministrisë së Administratës Publike, shqyrtohet nga zyrtarët brenda afatit dhe kur dokumentacioni të jetë i kompletuar atëherë regjistrohet në bazën e të dhënave, printohet certifikata e regjistrimit dhe i lëshohet palës.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është regjistrimi i Organizatave Jo-Qeveritare në Kosovë, evdidentimi i tyre dhe azhornimi i informacionit për to.
Baza ligjore
Validiteti
Certifikata e regjistrimit është pa afat kohorë
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin zyrtar, shkurtesën zyrtare si dhe simbolin zyrtar të organizatës
- Formën organizative (shoqatë, fondacion);
- Adresën e organizatës;
- Qëllimet e organizatës dhe aktivitetet;
- Emrat dhe adresat e themeluesve;
- Emrin, adresën dhe informata tjera kontaktimi të përfaqësuesit të autorizuar,
- * Për OJQ-të e vendit të huaj nevojiten:
- - një kërkesë-formular; -dëshminë që është person juridik në një vend tjetër; -adresën e organizatës në Kosovë; - një deklaratë me shkrim nga një përfaqësues i autorizuar i OJQ-së, me autorizim për të dhënë një deklaratë të këtillë, dhe që tregon: -qëllimet e OJQ-së; -një përshkrim të përgjithshëm të aktiviteteve që OJQ-ja planifikon t'i kryejë në Kosovë, dhe emrin, adresën dhe kontakt-informata tjera të përfaqësuesit të autorizuar.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për regjistrim të Organizates Jo-Qeveritare [Origjinal]
- Akti Themelues [Origjinal]
- Statuti [Origjinal]
- Kërkesa për statut të përfitimit publik (opsionale) [Origjinal]
- Kopjen e letërnjoftimit të themeluesve dhe përfaqësuesit të autorizuar të OJQ-së
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Transfer bankar |