Pëlqim për blerje të armës së zjarrit - personat juridik
Qëllimi
Aplikimi dorëzohet në ndërtesën e MPB-së. Dokumentet e parapara me ligj dhe udhëzim administrativ janë të nevojshme. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike nëse janë bërë sipas legjislaturës që mbulon këtë fushë. Nëse aprovohet, njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik me ç‘rast i jepet pëlqimi. Ky pëlqim ka afat të vlefshmërisë 6 muaj. Nëse refuzohet, lëshohet vendimi për refuzim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për të blerë armë, pjesë të armës dhe municionit.
Baza ligjore
Validiteti
6 Muaj
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Emri i personit përgjegjës
- Numri i certifikatës së biznesit
- Kategoria e armëve
- Letërnjoftimin
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e biznesit [Kopje]
- Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente [Kopje]
- Dëshminë nga organi kompetent që posedojnë hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës së zjarrit dhe municionit [Kopje]
- Dëshminë që ka së paku qarkullim [Origjinal]
- Dëshminë për ushtrim të veprimtarisë përkatës [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Pagesa nëpërmjet pullës | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Transfer bankar |