Licencë e aktivitetit për bashkëprodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes
Qëllimi
Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri.
Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar.
Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar.
Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë ka për qellim që t'u lejojë të licencuarve të operojnë në tregun e energjisë dhe të ngrohjes në Kosovë vetëm nëse ata i plotësojnë kushtet dhe kriteret për një veprimtari të tillë.
Baza ligjore
Validiteti
Deri në 40 vite
Organi i ankimimit
Zyra e Rregullatorit për Energji
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Do të përcaktohet me akt nën-ligjor
Dokumentacioni i kërkuar
- Do të përcaktohet me akt nën-ligjor
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 1,000.00 € - Pagesë fillestare: (njëmijë euro). 500 € (pesëqind euro) - Pagesë për rishikim-modifikim/ndryshim apo vazhdim, dhe transfer licence. | Transfer bankar | 1000 4300 7000 8375 |