Licencë për riparim të armës
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë, Departamenti për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dorëzohet në Divizionin për Armë dhe Eksplozivë-MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit, pastaj raportojnë Departamentit për Siguri Publike për shqyrtim. Nëse aprovohet njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr fletëpagesën.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është riparimi i armëve të zjarrit konsiderohet si aktivitet me rrezikshmëri, ndaj dhe ky aktivitet monitorohet nga organet publike me qëllim garantimin e sigurisë publike.
Baza ligjore
Validiteti
E përhershme
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme/ Komisioni i Ankesave
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin e kompanisë dhe personit përgjegjës
- Numri i regjistrimit të biznesit
- Numrin e punëtorëve të certifikuar dhe të regjistruar
- Selia e biznesit
- Kategoritë e armëve për të cilat dëshiron të çaktivizohen
- Dëshminë për posedim të licencës për prodhim ose riparim
- Kopjen e letërnjoftimit
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e biznesit [Origjinal]
- Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente [Origjinal]
- Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurtë të armës, pjesëve të armës dhe municionit [Origjinal]
- Dëshminë e qarkullimit [Origjinal]
- Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 500 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |