Licencë për çaktivizim të armëve
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë, Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, apo mund ta shkarkojnë nga Udhëzimi administrativ përkatës dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë -MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit, pastaj raportojnë Departamentit për Siguri Publike për shqyrtim. Nëse aprovohet njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr fletëpagesën që të bëj pagesën në bankë dhe pas dorëzimit të një kopje të saj mund ta marr licencën.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për ushtrimin e veprimtarisë së çaktivizimit të armëve.
Baza ligjore
Validiteti
E përhershm
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin e kompanisë dhe personin përgjegjës
- Numri i regjistrimit të biznesit
- Numrin e punëtorëve të certifikuar dhe të regjistruar
- Selia e biznesit
- Kategoritë e armëve për të cilat dëshiron të çaktivizohen
- Dëshminë për posedim të licencës për prodhim ose riparim
- Letërnjoftimin
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e biznesit [Origjinal]
- Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente [Origjinal]
- Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit [Origjinal]
- Dëshminë që ka së paku qarkullim [Origjinal]
- Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës [Origjinal]
- Dëshminë për posedim të licencës për prodhim ose riparim [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 500 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |