Licencë për herë të parë si qarkullues farmaceutik me shumicë për produkte dhe pajisje medicinale
Qëllimi
Fillimisht aplikuesi aplikon në Agjencionin e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Agjencioni i Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale e shqyrton kërkesën në afat prej 15 ditëve për licencim të aplikuesit dhe Agjencioni i Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale e dorëzon dosjen te Departamenti i inspektoratit farmaceutikë për produkte dhe pajisje medicinale për inspektim të qarkulluesit farmaceutik në afat prej 7 ditëve me qëllim të lëshimit të licencës. Departamenti i inspektoratit farmaceutik për produkte dhe pajisje medicinale i rekomandon Departamentit të licencimit dosjen. Departamenti i licencimit e lëshon licencën në afat prej 5 ditëve. Qarkullimi me shumicë i produkteve dhe paisjeve medicinale nënkupton importimin, furnizimin, deponimin dhe distribuimin.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është evidentimi i qarkulluesve me shumicë në tërë Republikën e Kosovës për të siguruar shëndetin publik.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
15
Organi i ankimimit
Bordi i ankesave në AKPM
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i kompanisë
- Adresa e kompanisë
- Vendi
- Telefoni
- E-maili
- Emri i pronarit
- Numri i certifikatës së biznesit
- Farmacisti përgjegjës
- Numri i licencës së punës së farmacistit
- Tekniku i farmacisë
- Numri i licencës së punës të teknikut
- Operimi me barna narkotike
- Posedimi i laboratorit për përgatesa magjistrale
- Deklarata e aplikuesit
- Dokumentacioni për licencimin e barnatorës
Dokumentacioni i kërkuar
- Cerifikata e biznesit [Origjinal]
- Vula e barnatorës [Origjinal]
- Aktvendimi për plotësimin e kushteve higjeno sanitare [Origjinal]
- Raporti nga Inspektorati Farmaceutikë për Produkte dhe Pajisje Medicinale [Kopje e verifikuar]
- Licenca profesioniste e farmacistit [Origjinal]
- Licenca e profesioniste e teknikut [Origjinal]
- Kontrata mes punëmarrësit dhe punëdhënësit [Origjinal]
- Numri fiskal [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 5 vjeqare me përtëritje vjetore
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 150 euro | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2508 |
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 5000 euro e ndarë në pesë këste vjetore; 150 EUR për aplikim | Transfer bankar | 1000 4000 7000 2508 |