Leje e importit dhe deponimit të dizelit, benzinës



Qëllimi
Aplikuesi paraqet kërkesën e cila shqyrtohet nga komisioni i brendshëm, e më pas përcillet tek komisioni i jashtëm për verifikimin e kushteve teknike, lënda rishqyrtohet sërisht nga komisioni i brendshëm dhe bëhet shkresa përcjellëse për nënshkrimin e vendimit të përpiluar nga DRRTN. Vendimi përgatitet dhe njoftohet subjekti për ta tërhequr lejen, pasi të ketë kryer pagesën dhe policen e sigurimit, subjekti ne fjale mund te tërheq lejen përkatëse.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedurë konsiston në licencimin e subjekteve përkatëse për importin dhe deponimin e naftës dhe benzinës, sigurimin e te hyrave per Buxhetin e Kosoves.


Validiteti
6 vite

Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave ne Ministrine e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkeses
  • Adresa e selise dhe e njesise
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit pergjegjes
  • Vula e subjektit afarist
  • Organi i Ankimimit
  • Afati i Ankimimit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit me të dhënat mbi biznesin ku ceket edhe njësia e deponisë, veprimtaria 4671 [Kopje]
  • Certifikatën që dëshmon se drejtori nuk është dënuar për vepër penale me heqje lirie gjashtë muaj apo më tepër. (GYKATA THEMELORE). [Origjinal]
  • Certifikatën e pronësisë (fleta poseduese) e vendit ku është deponia. Nëse nuk është në emër të pronarit të kompanisë apo të vetë kompanisë nevojitet kontrata ose marrëveshja e vërtetuar mbi shfrytëzimin/qiramarrjen e pronës qoftë ajo pronë publike apo private në kohëzgjatje të lejes. [Origjinal]
  • Pëlqimin Mjedisor. (MINISTRIA E MJEDISIT DHE E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR). [Origjinal]
  • Për të aplikuar vetëm për import të dizelit dhe benzinës subjekti duhet të plotëson kriteret nga pika 1.1,1.2, të këtij formulari si dhe kopjen e lejes valide (ose fleteaplikacionit për leje) për deponim të dizelit dhe benzinës apo një pikë të shitjes me pakicë të dizelit dhe benzinës. [Origjinal]
  • Çertifikatën e Përdorimit ose dëshminë e Legalizimit të deponisë. [Origjinal]
  • Tabelat vëllimore të rezervuarëve për nivelet e ndryshme të karburanteve. [Origjinal]
  • Raportin e verifikimit të mjeteve matëse të rrjedhjes. (AGJENCIA E METROLOGJISË SË KOSOVËS) apo TVK-të e autorizuara nga MINT. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 50 Euro Transfer bankar 1000400070002411

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët