Leje për paisje me ID kartel për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik
Qëllimi
Fillimisht bëhet aplikimi nga ana e kandidateve per udhërrëfyes turistik për tu pajisur me leje, nëpërmjet arkivës në Departamentin e Turizmit, pranohet lënda personi përgjegjës nga DT dhe kjo lëndë i dërgohet Kryesuesit të Komisionit për shqyrtimin dokumentacionit për udhërrëfyes turistik. Komisioni shqyrton dokumentacionin e kandidatit që ka aplikuar për të marr leje për ushtrimin e veprimtarisë për udhërrëfyes dhe se a kanë plotësuar kushtet me dokumentacionin përkatës dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ si dhe formularit të bashkangjitur ne udhezim Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni merr vendim nëse dokumentacioni i ofruar nga kanditati është në rregull dhe lëshohet vendimi për paisjen me leje për udhërrëfyesit turistik ose refuzohet.
Mbi bazën e rekomandimit të komisioni Drejtori i Departamentit të Turizmit lëshon lejen për ushtrimin e veprimtarisë.
Përshkrim i Shkurtër
Garantimi i shërbimit të sigurtë për shëndetin publik nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e strukturës akomoduese.
Baza ligjore
Validiteti
Pa afat
Organi i ankimimit
Komisioni i ankesave ne Minsitrine e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit hotelier
- Aaplikacioni
- Adresa e selisë dhe e njesisë
- Telefoni, emaili
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula dhe nënshkrimi i subjektit hotelier
Dokumentacioni i kërkuar
- - Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës [Kopje]
- - Një (1) fotografi të formatit 5cm x 5cm katrore, me ngjyra dhe sfond të bardhë [Origjinal]
- - Kopje (e noterizuar) të diplomës që dëshmon nivelin e shkollimit të aplikuesit [Kopje e verifikuar]
- - Vendimi i nostrifikimit të diplomës, për diplomat e lëshuara jashtë vendit nëse nostrifikimi i diplomës është i domosdoshëm për diplomën e një aplikuesi [Kopje e verifikuar]
- - Dëshmi e njohjes së një apo më shumë gjuhe të huaj [Origjinal]
- - Dëshminë me të cilën vërtetohet përfundimi i një programi kualifikimi për udhërrëfyes turistik [Origjinal]
- - Certifikatë nga gjykata që nuk është nën hetime ose nëse personi është i dënuar, aktgjykimin se personi nuk është i dënuar përvepër penale të kryer me dashje [Origjinal]
- - Kopja e lejes së qëndrimit dhe të punës në Republikën e Kosovës, (për shtetasit e huaj) nëse është e aplikueshme [Kopje]
- - Dëshmi të njohjes së njërës nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës (për statusit e huaj). [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | 10 Euro | Transfer bankar | 1000400070002411 |