Licencë për Bankat



Qëllimi
Të interesuarit për licencë bankare duhet të përmbushin të gjitha kërkesat sipas Ligjit për Bankat, që janë të nevojshme për procesin e aplikimit sipas akteve të brendshme të BQK-së. Aplikuesi mund të kërkojë format e nevojshme të aplikimit dhe udhëzimet për plotësimin e tyre nga BQK-ja apo të njëjtat mund t’i gjejë në webfaqen zyrtare të BQK-së. Aplikuesi për licencë bankare së pari duhet të kontaktoj Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit në BQK për të caktuar një takim parashtrues para aplikimit. Aplikacioni nënshkruhet nga të gjithë aksionarët themelues dhe dorëzohet në BQK, me prezencë fizike të përfaqësuesve të aksionarëve themelues të bankës së propozuar ose të bankës së huaj në rastet kur ato janë të interesuara për hapjen e një dege në Kosovë. Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e plotë që kërkohet me Ligjin për bankat. Dokumentacioni i ofruar duhet të jetë në një nga dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, qoftë në origjinal ose në kopje të legalizuar. Në rastin e dokumentacionit të lëshuar nga autoritetet kompetente të një shteti të huaj, dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar nga autoritetet përgjegjëse të atij shteti të huaj dhe në përputhje me dispozitat e akteve ligjore përkatëse të ligjeve të tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.Pas kompletimit te aplikacionit nga aplikanti, brenda 90 ditëve, bordi ekzekutiv i BQK-së vendosë për miratimin paraprak ose refuzimin e aplikacionit. Pas miratimit paraprak banka ka afat një vit për plotësimin e kushteve. Pas përmbushjes së këtyre kushteve banka aplikon për licencë përfundimtare. Pas marrjes së aprovimit për licencë finale banka mund të filloj me aktivitet financiar. Licenca finale jepet për një periudhë të pacaktuar kohe dhe nuk është e transferueshme. Pas licencimit fillestar, bankat kanë të drejtë të aplikojnë në BQK për tu angazhuar në aktivitete shtesë në përputhje me nenin 44 të këtij Ligjit nr. 04/L-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është nxitja dhe mbarëvajtja e një sistemi të qëndrueshëm financiar nëpërmjet promovimit të menaxhimit të shëndoshë dhe të matur të bankave, institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve tjera financiare jobankare dhe sigurimit të një niveli të përshtatshëm mbrojtës të interesave të depozitorëve. Asnjë person nuk mund të merret me veprimtari të një banke apo institucioni financiar pa licencë të vlefshme të lëshuar nga BQK-ja.


Validiteti
Licenca jepet për periudhë të pacaktuar kohore

Organi i ankimimit
Gjykata kompetente

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Banka/Institucioni Financiar Amë;
  • Kompania Aplikuese/Banka Potenciale;
  • Përfaqësuesit e Kompanisë Aplikuese/Bankës Potenciale;
  • Pronësia e Kompanisë Aplikuese/Bankës Potenciale;
  • Organizimi dhe Kontrolli;
  • Objektivat e Biznesit;
  • Rreziqet;
  • Mjaftueshmëria e Kapitalit;
  • Potenciali i Vlerës së Shtuar për Sistemin Financiar të Kosovës;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Formualari i aplikimit; [Origjinal]
  • Dokumentet përbërëse të bankës së propozuar, duke përfshirë një kopje të noterizuar apo dokumentacionin origjinal sipas të cilit është themeluar, si dhe adresën e propozuar të zyrës qendrore; [Origjinal]
  • Emrin, nacionalitetin, vendbanimin, kualifikimet, dhe përvojën e Drejtorit apo Menaxherit të lartë të bankës së propozuar ose bankës së huaj, duke përfshirë historikun afarist dhe profesional për dhjetë ( 10 ) vitet e fundit [Kopje]
  • Shumën e kapitalit të autorizuar dhe të zotuar të bankës së propozuar ose të bankës së huaj, duke përfshirë shumat të cilat janë paguar dhe burimin e ligjshëm të kapitalit; [Origjinal]
  • Planin e biznesit që përfshinë, ndër të tjera, strukturën organizative të bankës së propozuar ose bankës së huaj, llojin e parashikuar të veprimtarive bankare, pasqyrat e parashikuara financiare për tri vite dhe, nëse ekzistojnë, pasqyrat financiare të audituara dhe raportet vjetore për dy (2) vitet e fundit; [Origjinal]
  • Listën e aksionarëve që mbajnë apo do të mbajnë pesë (5%) përqind a më shumë të aksioneve të bankës së propozuar ose bankës së huaj, dhe pronarëve përfitues të këtyre aksioneve, duke cekur emrat e tyre, adresën dhe posedimin përkatës të aksioneve [Origjinal]
  • Për çdo drejtor, aksionarët kryesor dhe menaxher të lartë të bankës së propozuar apo bankës së huaj, dëshminë zyrtare nga Gjykata që shpalos çdo dënim për vepra penale nga Gjykata penale, dosjet personale të falimentimit, diskualifikimi nga ushtrimi i profesionit, apo përfshirjen e kaluar ose të tashme në funksion menaxhues të ndonjë korporate ose organi tjetër sipërmarrës që i është nënshtruar procedurave të paaftësisë paguese, nëse ka; [Origjinal]
  • Në çdo rast kur paraqitësi i kërkesës është një bankë e huaj që propozon themelimin e një banke varëse ose të një dege në Kosovë, duhet të sigurohet një deklaratë nga mbikëqyrësi i vendit amë se nuk ka kundërshtim rreth fillimit të veprimtarive të propozuara në Kosovë, dhe se ushtron mbikëqyrje globale bankare të konsoliduar të veprimtarisë ndaj bankës së huaj; [Origjinal]
  • Dëshminë e pagesës së tarifës për licencim; Dokumentet e kërkuara në formularin për aplikim dhe informacione tjera shtesë të cilat mund të konsiderohen si të duhura nga BQK-ja. [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Vendimi me të cilin paraprakisht aprovon apo refuzon licencimin e një banke apo degë të bankës së huaj merret brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga data e njoftimit të aplikantit se aplikacioni për licencim është i kompletuar


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 10.000.00 euro Transfer bankar 1000700010000130