Regjistrimi i praktikave me burime te rrezatimit
Qëllimi
Aplikuesi aplikon në Zyrën Administrative të Agjencisë së Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Dokumentacioni bartet në Zyrën për Licencim. Zyrtari për Licenca informon Komisionin per Leje, Licenca, Regjistrime, i cili është i caktuar me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë. Zyrtari për licencim cakton datën dhe kohën e shqyrtimit të aplikacionit, në afat prej 15 ditësh nga data e kompletimit të dokumentacionit për aplikim. Komisioni mblidhet, shqyrton aplikacionin dhe përgadit rekomandimin të cilin ia dorëzon Kryeshefit Ekzekutiv. Varësisht nga rekomandimi i Komisionit, Kryeshefi merr vendim për Regjistrimin.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është regjistrimi i praktikave me burime të rrezatimit, vendosja e kontrollit rregullator mbi praktikat dhe burimet e rrezatimit që mund të përbëjnë rrezik për njerëzit dhe mjedisin.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- - Të dhënat e personit juridik/fizik: (ndërmarrja, numri i biznesit, qyteti, kodi postar, rruga dhe numri, telefoni, emaili, personi përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues, personi kontaktues, shërbimi teknik për kontrollin e dozimetrisë)
- - Të dhënat mbi veprimtarinë (fusha ku përdoret, lloji i praktikës/ave)
- - Të dhënat mbi burimet radioaktive (radionukleidi, numri i identifikimit, lokacioni, aktiviteti, forma e burimit)
- - Të dhënat mbi pajisjet të cilat gjenerojnë rrezatim (prodhuesi, modeli, numri serik, lokacioni, fuqia maksimale)
- - Deklarata me përgjegjësi të plotë se të dhënat dhe dokumentacioni i bashkëlidhur janë të sakta
- - Verifikimi I personit juridik/fizik (emri dhe mbiemri, vula, data)
Dokumentacioni i kërkuar
- 1. Certifikata e Regjistrimit të Biznesit [Kopje]
- 2. Dokumentacioni teknik i paisjes [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Në mungesë të aktit nënligjor për taksa, tarifa dhe pagesa, nuk është parashikuar kryerja e pagesës. | Transfer bankar |