Aprovimi i objekteve të operatorëve të biznesit me ushqim me prejardhje shtazore
Qëllimi
Operatori i Biznesit me Ushqim me prejardhje shtazore, është i obliguar që në afat prej 30 ditësh, para plasimit të ushqimit në treg t’i parashtrojë kërkesë për aprovimin e objektit përkatës, Drejtorisë së Shëndetit Publik sipas Aneksit 2 të Rregullores nr 18 /2016.
Operatori i biznesit mund ta marrë aprovimin për:
1. Objektet për therjen dhe copëtimin e mishit të kafshëve thundrake: lopë, dhi, dele, derra dhe kuaj;
2. Objektet për therjen dhe copëtimin e mishit të shpezëve dhe lepujve;
3. Objektet për therjen dhe copëtimin e mishit të kafshëve të egra të kultivuara;
4. Objektet për përpunimin dhe copëtimin e kafshëve të egra;
5. Objektet për prodhimin e mishit të bluar, përgatitjeve të mishit dhe mishit të ndarë mekanikisht nga ashti;
6. Objektet për përpunimin e mishit, suxhuk, prodhime të mishit të terur, ushqime gjysmëfinale dhe finale të mishit, konserva, dhjam/yndyrë dhe produkte tjera mishi;
7. Objektet për guaca të gjalla:
8. Objektet për prodhimet e peshkatarisë:
9. Objektet për qumësht dhe prodhime qumështi:
9.1. Pikat e grumbullimit të qumështit, të cilat furnizojnë dy e më shumë objekte të aprovuara për përpunim të qumështit dhe produkteve të tij;
9.2. Objektet për përpunimin e qumështit.
10. Objektet për vezë:
10.1. qendrat e paketimit të vezëve;
10.2 prodhimi i vezëve të lëngshme;
10.3. përpunimi i vezëve.
11. Objektet për përpunimin e bretkosave dhe kërmijve;
12. Objektet për grumbullimin dhe përpunimin e dhjamit dhe yndyrës së shkrirë të kafshëve;
13. Objektet për përpunimin e lukthit, shpretkave dhe zorrëve;
14. Objektet për përpunimin xhelatinës;
15. Objektet për prodhimin e kolagjenit.
16. Objektet që kryejnë veprimtari të përgjithshme.
16.1. Deponimin e ushqimit me origjinë shtazore në kushtet e temperaturës së kontrolluar;
16.2. Objektet për ripaketimin e ushqimit me origjinë shtazore;
16.3. Objektet e tregtisë me shumicë të ushqimeve me origjine shtazore;
17. Objektet eksportuese që afarojnë me ushqim me origjinë shtazore;
18. Objektet e mishit të kafshëve të egra të vrara i destinuar për konsum publik;
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, me vendim e formon komisionin profesional i cili i verifikon kriteret për aprovimin e objektit;
Kur objekti i plotëson kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi, komisioni profesional i dërgon Drejtorisë së Administratës procesverbalin mbi të gjeturat nga vendi i shikimit të objektit, si dhe propozimin për aprovim.
Pas aprovimit, objektet shënohen në Regjistrin e objekteve të aprovuara për afarizëm me ushqim, i përcaktohet numri i aprovimit dhe i lëshohet vendimi për aprovim .
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është verifikimi i plotësimit të këkesave minimale të infrastrukturës, pajisjeve, vijës së prodhimit dhe evidentimin e objekteve të subjekteve që ushtrojne aktivitet të biznesit me ushqim me prejardhje shtazore.
Procedurës së aprovimit i nënshtrohen objektet që në bazë të vlerësimit të analizës së rrezikut, paraqesin nivel të mesëm ose të lartë të rrezikut të shëndetit publik, konkretisht objektet e prodhimit, përpunimit dhe ruajtjes së ushqimit me origjinë shtazore që produktet e tyre i distribuojnë dhe i ekspozojnë për shitje nëpërmes rrjetit të subjekteve tjera tregtare, këtu zakonisht hyjnë produktet e përpunuara ushqimore, gjysmë te gatshme ose të gatshme për t'u konsumuar, me afate të mesme ose të gjata përdorimi dhe për të ruajtur kualitetin standard dhe sigurinë e produktit, kanë kërkesa të ruajtjes në temperatura adekuate gjatë gjithë afatit të tyre të përdorimit.
Baza ligjore
Validiteti
30 ditë
Organi i ankimimit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit;
- Adresa e subjektit;
- Numri i regjistrimit (biznesit) të subjektit;
- Emri i objektit ;
- Lokacioni i objektit;
- Regjioni;
- Vendi dhe nr. Postar;
- Personi përgjegjës për prodhim të ushqimit në objekt;
- Emri dhe mbiemri / Pozita /Telefoni dhe e-maili;
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; [Origjinal]
- Skica e objektit në të cilën paraqiten hapësirat e projektuara, vendosja e pajisjeve si dhe rrjedhja teknologjike e proceseve të prodhimit, në përpjesëtimin 1:50 ose 1:100, në mënyrë që renditja e hapësirave dhe pajisjeve të jetë qartë e dukshme; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 6 (gjashtë) muaj
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 500 euro | Transfer bankar |