Leje për transport të armëve, pjesëve të armëve dhe municionit
Qëllimi
Pala bën kërkesën për aplikim në Divizionin për Arme dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe me pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Departamentit për Siguri Publike. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike nëse janë bërë sipas legjislaturës që mbulon këtë fushë, pastaj raportojnë në komisionin për shqyrtim. Nëse komisioni për shqyrtim merr vendim për dhënien e lejes personit juridik, pastaj kontaktohet me telefon personi përgjegjës i subjektit juridik me ç'rast njoftohet se mund ta marrë lejen për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i tregut të transportit të armëve dhe municionit për personat juridik.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
30 deri 90 ditë, nëse është rast i komplikuar
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emrin e kompanisë, selinë e biznesit, emrin personal, adresën e dërguesit, transportuesit dhe pranuesit
- Emrin e kompanisë, dhe selinë e prodhuesit të armës dhe municionit
- Llojin, markën, modelin, numrin serik, kalibrin, kategorinë dhe sasinë e armëve e të municionit
- Llojin e mjetit transportues, numrin e tabelave te regjistrimit, emrin dhe mbiemrin dhe një kopje të dokumentit personal letërnjoftimin ose pasaportës të vozitësit
- ADR-ja e automjetit
Dokumentacioni i kërkuar
- Dëshminë nga organi kompetent që posedojnë hapsirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurtë të armës së zjarrit dhe municionit [Kopje]
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit [Kopje]
- Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente; [Origjinal]
- Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 ditë
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 500 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |