Licencë për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, niveli bazik dhe i mesëm



Qëllimi
Aplikimi behet në zyrën e sekretarisë se Këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare. Pas një numri të aplikacioneve sekretaria e Këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare, në koordinim me kryetarin e komisionit të licencimit, caktojnë datën dhe rendin e ditës se takimit. Në takim shqyrtohen kërkesat dhe merret vendimi për secilin rast, pas marrjes se vendimit pozitiv certifikata nënshkruhet nga Ministri dhe kryetari i Këshillit të përgjithshëm të shërbimeve sociale dhe familjare pastaj palët njoftohen përmes e-mailit apo numrit në tel. Ne rastet kur kërkesa nuk aprovohet (refuzohet) pala njoftohet me kohë për tërheqjen e vendimit. Për nivel Bazik përfshihen këto veprimtari: Përkujdesje për nevojat jetësore. Përkujdesja për higjenen e klientit. Përkujdesje për shëndetin e klientit. Menaxhimi/organizimi aktiviteteve. Shërbimi i transportit/lëvizshmëri Për nivelin e mesëm përfshihen këto veprimtari: Ndihma materiale për familje Për nivelin e lartë/superiorë përfshihen këto veprimtari :Ndihma materiale per familje

Përshkrim i Shkurtër
Kjo procedurë rregullon ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare nivelit bazik dhe te mesëm për personat ne nevojë dhe për familjet.


Validiteti
30

Organi i ankimimit
Komisioni për Ankesa

Afati i ankimimit
Sipas Ligjit për procedurat administrative

Informacion për aplikim
  • Emri, Emri i Prindit, Mbiemri
  • Datëlindja, vendi i lindjes, komuna
  • Adresa e vendbanimit
  • Numri personal
  • Gjinia :
  • Shtetësia:
  • Gjuha qe flisni
  • Numri kontaktues
  • E-mail
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për licencë, [Origjinal]
  • Biografia - CV [Origjinal]
  • Dëshmia për përgatitje profesionale (Diploma e vërtetuar), [Kopje e verifikuar]
  • Dëshmia e përvojës në shërbimet sociale dhe familjare, [Origjinal]
  • Dëshmia se nuk është nën hetime apo i dënuar [Origjinal]
  • Letër-rekomandim nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë për shërbimet e kryera në vitin e fundit [Origjinal]
  • Dokumenti i identifikimit (kopje), [Kopje]
  • Dëshmia për pagesën e taksës së licencës në vlerë prej 5.00 €. (e cila paguhet ne banke) [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 5 €uro Pagesa nëpërmjet keshit 1000430070006532

Shkarko formularët