Qëndrim i përkohshëm në Republikën e Kosovës
Qëllimi
Paraqitja e kërkesës për Leje Qëndrim të Përkohshëm bëhet personalisht nga pala në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesa shqyrtohet nga Komisioni për Leje Qëndrim dhe merret vendimi. Në rastet kur vendimi është pozitiv pala duhet te vij që të nënshkruaj formularin për aplikim, me pas bëhet eksportimi i të dhënave në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, bëhet pranimi i letërnjoftimit nga Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, pala duhet te vij ta marr fletëpagesën të bej pagesën dhe ta marrë letërnjoftimin për të huaj. Në rastet kur vendimi është negativ nxirret vendimi për refuzim si dhe urdhër-largimi nga territori i Kosovës, arsyet e urdhër-largimit, afatin e largimit dhe pikën e kalimit kufitar të largimit.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është që t'i jepet qëndrimi i përkohshëm të huajit i cili qëndron ose ka për qëllim të qëndroj në territorin e Republikës së Kosovës me qëllim të ribashkimit familjar, arsimit para-universitar ose arsimit të lartë, kërkimit shkencor, pune apo arsyeve humanitare.
Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore
Validiteti
Deri në nëntë dhjetë (90) ditë brenda një (1) viti
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri i paraqitësit të kërkesës
- Gjinia, Shtetësia
- Data e Lindjes
- Vendlindja
- Gjendja civile
- Profesioni
- Vendbanimi i fundit jashtë dhe në Republikën e Kosovës
- Data e hyrjes në Kosovë
- Argumentet mbi arsyeshmërinë e qëndrimit të përkohshëm në Republikën e Kosovës
- Faktet e mjeteve të mjaftushme materiale për jetesë
- Nr i telefonit
- Faktet për sigurimin shëndetësor, të dhënat për aftësitë dhe kualifikimet profesionale si dhe përvojën e punës
- Lloji dhe numri i dokumentit të udhëtimit apo dokumenteve tjera. Data, vendi i dhënies dhe vlefshmëria
- Të dhënat për aftësitë dhe kualifikimet profesionale si dhe përvojen e punës
- Nënshkrimi
Dokumentacioni i kërkuar
- Dëshminë e qëllimit të qëndrimit të përkohshëm [Origjinal]
- Posedon dokument të vlefshëm udhëtimi [Origjinal]
- Posedon mjete të mjaftueshme për jetesë [Origjinal]
- Posedon sigurim shëndetësor [Origjinal]
- Nuk ka ndalesë të hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës [Origjinal]
- Nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik ose shëndetin publik [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesa nëpërmjet keshit |