Licenca për personat juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural të ndërlidhura me shfrytëzimin e fondeve publike dhe ndërkombëtare
Qëllimi
Personi juridik për të ofruar shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural duhet të aplikojë në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike për marrjen e licencës për ofrimin e shërbimeve këshilluese në bujqësi dhe zhvillim rural.
Komisioni për Vlerësim të aplikacioneve për licencim formohet me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm. Komisioni shqyrton aplikacionin dhe vendosë brenda 30 ditësh.
Komisioni mund të kërkojë nga aplikuesi që të paraqes të dhëna apo dokumente sipas kritereve të përcaktuara.
Bazuar në rekomandimet e Komisionit, Drejtori i Departamentit për Shërbime Këshillimore dhe Teknike merr vendim për dhënien e licences.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është regjistrimi i personave që kryejnë aktivitete këshilluese në bujqësi dhe garantimi i aftësive dhe njohurive të tyre në këtë fushë.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i personit juridik;
- Statusi i personit juridik, adresa;
- Telefon & Fax, e-mail adresa. Nr. i Biznesit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë; [Origjinal]
- Letërnjoftimin e personit përgjegjës të personit juridik; [Kopje]
- Certifikatat e Këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural; [Origjinal]
- Kontratat e këshilltarëve; [Kopje]
- Dëshmi për kryerjen e obligimeve ndaj ATK-së; [Origjinal]
- Fotografi me pamje nga hapësirat e objektit; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Pagesa (200 euro për marrjen e licencës, ndërsa për vazhdim 150 euro) | Transfer bankar | 1000400070001150 |