Licencë për përpunues industrial të duhanit dhe produkteve të tij



Qëllimi
Subjektet e intersuar për t'u pajisur me licencë për përpunim industrial të duhanit dhe produkteve të tij duhet të paraqesin kërkesën pranë Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregtare. Shqyrtimi i kërkesës bëhet nga një komision për shqyrtim dhe vlerësim të kërkesave për licencim i cili formohet me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është licencimi për përpunimin e duhanit si produkt të gatshëm për industrinë e prodhimit të produkteve të duhanit që përfshinë klasifikimin e duhanit të grumbulluar nga fermeri, manipulimin e duhanit të grumbulluar në tuba-dëngje, ambalazhimin dhe etiketimin.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri i biznesit;
  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, Vendi, Komuna;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Veprimtaria për të cilën aplikon;
  • Data e aplikimit / Nënshkrimi i aplikuesit;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikatën nga Agjencia për Regjistrimin e Biznesit; [Origjinal]
  • Informatën për regjistrimin e biznesit; [Origjinal]
  • Certifikatën e Numrit Fiskal; [Origjinal]
  • Certifikatën e TVSH; [Origjinal]
  • Lejen e punës; [Kopje]
  • Pëlqimin mjedisor nga Ministria përgjegjëse për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; [Origjinal]
  • Lejen mjedisore nga MMPH e cila duhet të sillet brenda afatit prej 6 muajsh
  • Dëshmitë për posedimin e lëndes së parë, të prodhuar në mënyrë vetanake, të siguruar nga kooperuesit ose nga importi; [Origjinal]
  • Procesverbalin e inspektorit fitosanitar për hapësirë të nevojshme të objektit – pajisjet e instaluara, proceset teknologjike dhe kapacitetet e prodhimit, grumbullimit për përpunimin industrial të duhanit dhe produkteve të tij

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa Pagesa për licencim te personit juridik i cili merret vetëm me grumbullimin e duhanit të pa përpunuar është treqind euro (300€), ndërsa për ripërtrirje është dyqind euro (200€), si dhe pagesa për licencim të personit juridik i cili merret me grumbullimin dhe përpunimin industrial të duhanit dhe produkteve të tij është një mijë euro (1,000.00€), ndërsa për ripërtrirje është tetëqind euro (800.00€). Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Transfer bankar