Licencë për zhvillimin e aktiviteteve të akuakulturës
Qëllimi
Personi që kërkon të hapë një aktivitet në fushën e akuakulturës, plotëson me shkrim kërkesën dhe së bashku me dokumentacionin e kërkuar i dorëzon në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e i Prodhimtarisë Blegtorale. Mandej realizohet inspektimi me procesverbal nga ana e inspektorëve kompetent duke vazhduar më pastaj me shqyrtimin e lëndës dhe pas vlerësimit nga ana e komisionit në përbërje prej 5 anëtarëve merret vendimi për licencim. Pala njoftohet brenda 60 ditëve me vendimin e marrë. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdimin e licencës.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i cilësisë së prodhimit artificial të peshkut dhe qenieve të tjera ujore nga veprimtaritë e akuakulturës dhe menaxhimi efiecient i resurseve ujore në territorin e Kosovës.
Baza ligjore
Validiteti
10 vite me mundësi vazhdimi
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri adresa dhe selia e subjektit;
- Numri i biznesit;
- Përshkrimi i lokacionit, objektit;
- Vendi ku zhvillohet aktiviteti i akuakulturës;
- Plani i hurdhës;
- Lloji i peshqve dhe organizmave tjerë ujor;
- Dendësia e kultivimit;
- Prodhimtaria vjetore e planifikuar;
- Përshkrimi i burimit të ujit që do të përdoret;
- Detaje nga diga, basenet, liqeni, etj;
- Përshkrimi i objekteve përcjellëse;
- Origjina e peshkut që do të kultovohet;
- Programi i ushqimit.
Dokumentacioni i kërkuar
- Deklarata e Aplikantit; [Origjinal]
- Raport për vlerësimin e ndikimit në ambient; [Origjinal]
- Pëlqimin e banorëve të lokalitetit ku do të zhvillohet veprimtaria e akuakulturës; [Origjinal]
- Dokument mbi llojin e peshqve apo organizmave tjerë ujor që do të kultivohen; [Origjinal]
- Lejen e ndërtimit; [Kopje e verifikuar]
- Planin e ndërtimit të hurdhës; [Kopje]
- Dokument mbi kontrollin e cilësisë së ujit; [Kopje e verifikuar]
- Certifikaten e biznesit; [Origjinal]
- Pëlqimi mjedisor nga organi kompetent
- Dëshminë mbi pronësinë apo dëshminë mbi qiranë të ngastrës kadastrale ku do të ndërtohet hurdha
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 1000 euro | Transfer bankar |