Certifikimi i pajisjeve që përdoren për aplikimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve
Qëllimi
Ende nuk është miratuar akti nënligjor për rregullimin e kësaj procedure. Personat fizik dhe juridik pronar të pajisjeve, duhet të garantojnë që pajisjet të cilat përdoren për aplikim e PMB - ve nuk janë të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin. Lejohen të vendosen në treg dhe të përdoren për aplikimin e PMB -ve, vetëm pajisjet të cilat plotësojnë kushtet për certifikim. Përpara se të plasohet në treg, prodhuesi apo importuesi i pajisjeve, në bazë të kërkesës, duhet të marrin certifikatën nga organi kompetent i Ministrisë, me të cilën lejohet vendosja në treg dhe përdorimi i pajisjeve të certifikuara. Ministria me akt nënligjor do të rregullojë kushtet e nevojshme për certifikimin e pajisjeve, si dhe do të bëjë publike llojet e caktuara të pajisjeve të certifikuara dhe atyre që nuk lejohen të përdoren për aplikimin e PMB - ve.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është garantimi që pajisjet të cilat përdoren për aplikimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve nuk janë të dëmshme për njerëzit dhe mjedisin.
Baza ligjore
Validiteti
Nuk është përcaktuar ende
Organi i ankimimit
Nuk është përcaktuar ende
Afati i ankimimit
Nuk është përcaktuar ende
Informacion për aplikim
- Do të përcaktohet me akt nën-ligjor
Dokumentacioni i kërkuar
- Do të përcaktohet me akt nën-ligjor
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Nuk është përcaktuar ende
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Pagesa nëpërmjet keshit | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | Nuk është përcaktuar ende | Transfer bankar |