Leje e përkohshme për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim
Qëllimi
Kërkesa për Lejen për Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim paraqitet në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregtare nga subjekti i interesuar. Për këtë procedurë vendos Komisioni i pavarur në përbërje nga 4 antarë te cilët vendosin lidhur me aplikimet për lejen e 3-DDD (Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim). Komisioni i pavarur brenda (15) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e aplikimit se a do ta lëshojë lejen një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i të drejtës së operatorit për ushtrimin e aktivitetit të Dezifektimit, Dezinsektimit, Deratizimit ku duhet të pajiset me leje të përkohshme.
Baza ligjore
Validiteti
15 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë ,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit;
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Tel, fax, e-mail;
- Emri dhe mbiemri i agronomit;
- Adresa, vendi, komuna;
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni (ku rënditen dokumentat që kerkohen për aplikim); [Kopje]
- Certifikata e biznesit nga MTI [Kopje]
- Certifikata e e numrit fiskal MF; [Kopje]
- Diploma për përgatitje profesionale (Fakulteti i Bujqësisë, Agronomisë,Veterinarisë, Epidemiologjisë, Ekologjisë); [Kopje e verifikuar]
- Procesverbali nga Inspektorati Fitosanitar; [Origjinal]
- Fletëpagesa e taksës për leje në vlerë prej 40 euro; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 6 muaj
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 40 euro | Transfer bankar | 1000400070001150 |