Licencë për prodhues të materialit fidanor të perimeve
Qëllimi
Për t'u licencuar si prodhues i materialit fidanor, pala aplikon në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin i Politikave Bujqesore dhe Tregjeve, me këtë rast duhet të sjellë dokumentet e nevojshme të kërkuara sipas udhëzimit administrativ. Procedura për dhënien e licencës zgjatë në një afat prej 30 dit. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure administrative është sigurimi i kontrollit të prodhimit të materialit fidanor të perimeve për të garantuar cilësi.
Baza ligjore
Validiteti
Nje Vit (1)
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Kërkesa për aplikim;
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Emri i Subjektit;
- Adresa/ fshati/Komuna;
- Kontakti;
- Data e aplikimit;
- Nënshkrimi i aplikuesit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për regjistrim; [Kopje]
- Certifikata e bizensit dhe informata mbi biznesin; [Origjinal]
- Fletëpagesën e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës) në vlerë prej 10 €; [Kopje]
- Diploma për përgatitjen profesionale (inxhinier i bujqësisë drejtimit përkatës); [Kopje e verifikuar]
- Deklaracionin mbi analizat e tokës (kjo vlen për prodhuesit e fidaneve të pemëve dhe hardhisë); [Origjinal]
- Procesverbalin nga inspektori fitosanitar; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 10 euro - njejtë edhe për vazhdim | Transfer bankar | 1000400070001150 |