Licencë për tregtimin e materialit fidanor të bimëve dekorative
Qëllimi
Për marrjen e licencës për tregtues të materialit fidanor pala duhet të aplikojë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Politikave Bujqesore dhe Tregjeve ku duhet të sjellë dokumentet e kërkuara nga Departamenti. Autoriteti Licencues është i obliguar të lëshojë licencën, më së largu mbrenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e aplikimit gjegjësisht kompletimit të dokumentacionit. Procedura ka të bëjë me tregtimin e materialit fidanor të bimëve dekorative. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i tregtimit të materialit fidanor të bimëve dekorative që të garantohet konsumatori për cilësinë e këtyre produkteve.
Baza ligjore
Validiteti
3 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Kërkesa për Aplikim;
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Emri i Subjektit;
- Adresa/ fshati/Komuna;
- Kontakti;
- Data e Aplikimit;
- Nënshkrimi i Aplikuesit.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për regjistrim; [Kopje]
- Certifikata e bizensit dhe informata mbi biznesin; [Origjinal]
- Fletëpagesa e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës në vlerë prej 30 euro); [Kopje]
- Diploma për përgatitjen profesionale (Shkolla e mesme); [Kopje e verifikuar]
- Procesverbalin nga inspektori fitosanitar për ruajtjen e materialit fidanor (depo apo fushë të hapur); [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 30 euro | Pagesa nëpërmjet keshit | 1000400070001150 |