Licencë për prodhues të materialit fidanor të hardhisë së rrushit
Qëllimi
Për t'u licencuar si prodhues i materialit fidanor, pala aplikon në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin i Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, me këtë rast duhet të sjellë dokumentet e nevojshme të kërkuara sipas udhëzimit administrativ. Procedura për dhënien e licencës zgjatë në një afat prej 30 ditë. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i kontrollit të prodhimit të materilait fidanor të hardhisë së rrushit për të garantuar cilësi.
Baza ligjore
Validiteti
Një vit (1)
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Emri i Subjektit;
- Adresa/ fshati/Komuna;
- Kontakti;
- Data e Aplikimit;
- Nënshkrimi i aplikuesit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për regjistrim; [Origjinal]
- Certifikata e bizensit dhe informata mbi biznesin; [Kopje]
- Fletëpagesa e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës në vlerë prej 10 euro); [Origjinal]
- Deklaracionin mbi analizat e tokës (kjo vlen për prodhuesit e fidaneve të pemëve dhe hardhisë); [Kopje e verifikuar]
- Diploma për përgatitjen profesionale (inxhinier i bujqësisë drejtimit përkatës); [Kopje]
- Deklaratën mbi prejardhjen e materialit për shumim; [Kopje]
- Procesverabili nga inspektori fitosanitarë [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 10 euro - njëjtë edhe për vazhdim | Transfer bankar | 1000400070001150 |