Certifikatë për ndërmjetësues



Qëllimi
“Ndërmjetësuesi” është pala e tretë, neutrale e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy palëve me qëllim të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit. Ndërmjetësues mund të jetë çdo person i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për punësim në përputhje me ligjet në fuqi. Ndërmjetësuesi përveç asaj që u cek, duhet të ketë kualitete të larta morale dhe të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësuesve. Trajnimet për ndërmjetësues i organizon Komisioni i ndërmjetësimit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Personi i interesuar aplikon në Ministrinë e Drejtësisë. Personi i cili është i suksesshëm në kryerjen e trajnimit për ndërmjetësues do t’i lëshohet një certifikatë, e cila shërben si bazë për hyrjen në regjistrin e ndërmjetësuesve. Certifikimin e ndërmjetësuesve e bënë Komisioni i ndërmjetësimit.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është selektimi apo përzgjedhja e kandidatëve në bazë të meritës për ta ushtruar detyrën e ndërmjetësuesit, përkatësisht për ta jetësuar sistemin e ndërmjetësimit në Kosovë.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Pa afat kohor

Organi i ankimimit
Ministria e Drejtësisë, Komisioni per shqyrtimin e ankesave

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Diploma universitare
  • Përvoja e punës
  • Dorëzimi i kërkesës
Dokumentacioni i kërkuar
  • Diplomë Universitare [Kopje]
  • Letërnjoftimin [Kopje]
  • Vërtetim i përvojës së punës në kohëzgjatje të paktën tri vite [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 dite


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pa pagesë Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët