Licencë për ekportimin e materialit fidanor të hardhisë së rrushit



Qëllimi
Për marrjen e licencës për eksportues të materialit fidanor të hardhisë së rrushit pala duhet të aplikojë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve / DPBT/ ku duhet të sjellë dokumentet e kërkuara nga Departamenti. Autoriteti Licencues është i obliguar të lëshojë licencën, më së largu mbrenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e aplikimit gjegjësisht kompletimit të dokumentacionit. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura ka te bëjë me eksportin e materialit fidanor të hardhise se rrushit. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i cilësisë së materialit fidanor të hardhisë së rrushit.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Nje vit (1)

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Kërkesa për aplikim;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Emri i Subjektit;
  • Adresa/ fshati/ Komuna;
  • Data e Aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për regjistrim; [Kopje]
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; [Origjinal]
  • Fletëpagesën e taksës për regjistrim; [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 5 euro - njëjtë edhe për vazhdim Pagesa nëpërmjet keshit 1000400070001150

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët