Licencë për tregtimin e materialit fidanor të pemëve
Qëllimi
Për marrjen e licencës për tregtues të materialit fidanor pala duhet të aplikojë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve ku duhet të sjellë dokumentet e kërkuara nga Departamenti. Autoriteti Licencues është i obliguar të lëshojë licencën, më së largu mbrenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e aplikimit gjegjësisht kompletimit të dokumentacionit Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i cilësisë së materialit fidanor të pemëve të importuara.
Baza ligjore
Validiteti
Një vit (1)
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Emri ;Adresa; Kontakti i subjektit;
- Adresa/ fshati/ Komuna;
- Data e Aplikimit;
- Nënshkrimi i aplikuesit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për regjistrim; [Kopje]
- Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; [Origjinal]
- Fletëpagesën e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës) në vlerë prej 30 €; [Origjinal]
- Diploma për përgatitjen profesionale (e nevojshme është shkolla e mesme bujqësore); [Kopje e verifikuar]
- Procesverbali nga inspektori fitosanitar (për ruajtjen e materilit fidanorë në depo ose fushë në të hapur). [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 30 euro - njëjtë edhe për vazhdim | Pagesa nëpërmjet keshit | 30 euro - njejt edhe për vazhdim |