Licencë për tregtues të farës
Qëllimi
Subjektet e interesuar për t'u pajisur me licencë për tregtues të farave të kulturave bujqësore, duhet të paraqesin kërkesën pranë Departamentit të Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Shqyrtimi i kërkesës, bëhet nga komision i veçantë në kuadër të Departamentit të Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve, me ç’rast komisioni rekomandon për dhënien e licencës. Kohëzgjatja e licences është 3 vite, me mundësi vazhdimi.
Subjektet duhet të paraqesin kërkesë për vazhdim të licencës në afatin kohor prej 30 ditësh para skadimit të afatit të licencës paraprake.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i cilësisë së farave të kulturave bujqësore që tregtohen në publik.
Baza ligjore
Validiteti
15 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i biznesit dhe importuesi i farës;
- Emri i Subjektit;
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Adresa,vendi,komuna;
- Tel., fax, e-mail;
- Emri dhe mbIemri i agronomit;
- Adresa, vendi, komuna;
- Veprimtarinë për të cilën regjistrohen;
- Data e aplikimit;
- Nënshkrimi i aplikuesit;
- Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim;
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën mbi regjistrimin e biznesit; [Kopje]
- Kërkesa për regjistrim; [Kopje]
- Diploma e Shkollës së Mesme të Bujqësisë; [Kopje e verifikuar]
- Procesverbalin e Inspektoratit Fitosanitar për gjendjen e depos; [Origjinal]
- Për vazhdim të licencës paraqitet kopja e licencës egzistuese dhe procesverbali nga Inspektorati Fitosanitar; [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 80 Euro (për vazhdim të licencës 60 Euro) | Transfer bankar | 1000400070001150 |