Licencë për hulumtim për minerale ndërtimore



Qëllimi
Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë bëhet në Departamentin Ligjor të Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, shqyrtimi i kërkesës për dhënien e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisionin i Pavarur i Miniera dhe Mineraleve bën lëshimin e vendimin me një shpjegim me shkrim për dhënjen e licencës. Mineralet Ndërtimore - të gjitha mineralet dhe materialet tjera të ndërlidhura që shfrytëzohen me qëllim të përdorimit në industrinë e ndërtimtarisë, përfshirë, rërën, zhavorrin, gurin gëlqeror (dhe gurët tjerë sedimentar) granitin (dhe gurët tjerë magmatik) dhe mermeri (dhe gurët tjerë metamorfik) përfshirë argjilitet, mergelet, gëlqeren e shuar, shapin, andezitet, bazaltin, dunitet, diabazën, tufin, rreshpet, rreshpet argjilore, gurë rrasash, ranoret, rërën kuarcore, agregatet dhe gurët ndërtimor, serpentini, perioditi, duniti, dioriti, diabazi, bazalti, gabro, sieniti, gnejset dhe kuarcitet.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është hulumtimi i lëndëve minerale në Republikës e Kosovës, mbikëqyrja e personave në industrinë minerale, lehtësimi dhe mbeshtetja e një pjesëmarrje dhe konkurrence më të madhe të sektorit privat në industrinë minerare.

Baza ligjore

Validiteti
dy (2) vite

Organi i ankimimit
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Afati i ankimimit
30 dite

Informacion për aplikim
  • Numri i kërkesës të KPMMM-së
  • Emri i biznesit
  • Adresa e regjistruar zyrtarisht
  • Zona kadastrale - Komuna
  • Nr. Regjistrimit të biznesit
  • Numri i telefonit
  • Adresa elektronike
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa
  • Përshkrim të aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit që është kryesisht përgjegjës për zbatimin e Programit të Hulumtimit, duke përfshirë edhe kopjet të CV-ve (biografive) të tyre dhe, nëse kërkohet më arsye nga KPMM të gjitha diplomat, licencat dhe certifikatat përkatëse
  • Një ose më shumë harta që tregojnë: 1. zonën për të cilën paraqitet kërkesa, e definuar me koordinata, 2. lokacionin e çdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor, apo të çdo përmirësimi domethënës artificial apo veçorie sipërfaqësore në atë zonë, ose që është brenda një kilometri distancë nga kufijtë e saj, 3. hyrja në këtë zonë e propozuar nga aplikuesi; dhe 4. kufijtë e secilës Komunë përkatëse
  • Përshkrim i hollësishëm i programit për hulumtim që është propozuar nga aplikuesi, duke përfshirë këtu: 1. një përshkrim të grupit të resurseve Minerale që duhet të përfshihet nga Licenca, së bashku me të gjitha raportet gjeologjike ose të tjera ose dëshmi tjera, 2. një përshkrim teknik të metodës së hulumtimit dhe pajisjeve që do të përdoren
  • Dokumente ose informata të tjera të cilat kërkohen me arsye nga KPMM-ja
  • Pagesën e taksës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Brenda tre (3) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë nga një aplikues i kualifikuar, KPMM-ja vendos lidhur me kerkesen e parashtruar


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa 500 euro Transfer bankar
Taksa 1000 euro Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët