Licencë për kazino
Qëllimi
Paraqitja e kërkesës për licencim nga subjekti bëhet në Departamenti e Lojërave të Fatit. Kërkesa shqyrtohet nga Departamenti në afat prej 90 ditëve. Licenca lëshohet nga Drejtori Gjeneral i Administratës Tatimore dhe vlefshmëria e saj është 3 vite.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi është të mbikqyret mënyra e organizimit dhe funksionimit të lojërave të fatit pasi konsiderohet një biznes i mbështetur në mirëbesim. Çdo licencë e lëshuar sipas këtij ligji është një privilegj i revokueshëm, dhe asnjë mbajtës i saj nuk fiton të drejta të përhershme të saj.
Baza ligjore
Validiteti
3 vite
Organi i ankimimit
Administrata Tatimore e Kosovës
Afati i ankimimit
30 dite
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit afarist
- Parashtruesi i kërkesës
- Adresa e selisë
- Tel - e-mail
- Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
- Vula e subjektit afarsit dhe nënshkrimi
Dokumentacioni i kërkuar
- Çertifikata e regjistrimit të TVSH-së [Origjinal]
- Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës [Origjinal]
- Dëshmi nga Gjykata [Kopje]
- Dëshmi nga Gjykata Ekonomike [Origjinal]
- Kontrat për qiradhenie [Kopje]
- Për vazhdim të licences kërkohet kopja e licencës egzistuese dhe Dëshmi nga Administrata Tatimore
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 dite
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | 1,000,000 € ndërsa për vazhdimin e licencës 50,000 Euro. | Transfer bankar | 1000420070000370 |
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | Transfer bankar |