Leje për shfrytëzimin e tokës për shtëpi bjeshkatarësh



Qëllimi
Kjo leje aplikohet për ta mundësuar shfrytëzimin e tokës pyjore për shtëpi bjeshkatarësh. Parashtruesi i kërkesës obligohet të kompletojë dokumentacionin e kërkuar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës. Kërkesa më pas verifikohet në terren nga komisioni profesional i cili edhe harton rekomandimet për Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit, për aprovim ose refuzim të kërkesës. Kjo leje nevojitet për të fituar të drejtën e shfrytëzimit me qira të tokës pyjore në pronësi shtetërore. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës së shfrytëzimit me qira të tokës pyjore në pronësi shtetërore për shtëpi bjeshkatarësh.


Validiteti
5 vite

Organi i ankimimit
Agjencia e Pyjeve të Kosovës – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Pronësia e ngastrave (Titullari i pronës);
  • Numri i parcelave dhe ngastrave;
  • Kultura e ngastrave (pyll, tokë pyjore, kullotë) etj;
  • Sipërfaqja e kërkuar me qira;
  • Qëllimi i kërkesës;
  • Zona Kadastrale;
  • Kuvendi Komunal ku ndodhet Parcela;
  • Emeri i Operatorit Ekonomik dhe përfaqësuesit që ka parashtruar kërkesë;
  • Numri i telefonit për kontakt;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Lista poseduese; [Origjinal]
  • Kopja e planit me Koordinata; [Origjinal]
  • Pëlqimin komunal; [Origjinal]
  • Certifikata e Biznesit; [Origjinal]
  • Certifikata e numrit Fiskal; [Origjinal]
  • Letërnjoftimi; [Kopje]
  • Aplikacioni; [Kopje]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 0.20 € (njezet cent) për një m2 (meter katror) në vit Transfer bankar 1000-4000-7000-115

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët