Pëlqim ujor



Qëllimi
Aplikanti paraqet kërkesën në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, me dokumentacionin e nevojshëm. Komisioni vendos nëse janë plotësuar kushtet për lëshimin e pëlqimit ujor.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është administrimi, menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i ujërave për të siguruar sasi të mjaftueshme dhe cilësi të mirë për të gjithë shfrytëzuesit sipas acquis së BE-së për ujëra.

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
Dy vite nga data e lëshimit të tij

Organi i ankimimit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emrin e organizatës së aplikantit
  • Emri dhe pozita e personit kontaktues që përfaqëson organizatën
  • Burimi i ujit sipërfaqësor
  • Lloji i burimit
  • Trupi më i afërt i ujërave sipërfaqësore
  • Detaje kontaktuese të pronarit të tokës ku burimi është i vendosur
  • Lloji i shfrytëzimit të ujit
  • Numri i popullatës në hapsirën e shërbimit.
Dokumentacioni i kërkuar
  • Të dhëna për pëlqimin e lëshuar mjedisore, kushtet e ndërtimit dhe kushtet ujore ose kopjet e vendimeve të lëshuara
  • Dokumentacioni tekniko-investiv, respektivisht elaborati për nxjerrje të materialit nga ujë rrjedha i hartuar në harmoni me kushtet e Kushteve ujore, dispozitave të legjislacionit të ujërave dhe dokumenteve planifikuese
  • Lejen e operatorit të sistemit të ujësjellësit, respektivisht kanalizimit për kyçje në rrjet të përcaktuar

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Tarifa Tarifa ndryshon varësisht prej vlerës financiare të investimit, të përcaktuar si në vijim: 1. vlera financiare e investimit më 50,000.00 euro, tarifa 70 euro; 2. vlera financiare e investimit 50,000.00 euro - 100,000.00 euro, tarifa 100; 3. vlera financiare e investimit 100,000.00 -200,000.00, tarifa 150 euro; 4. vlera financiare e investimit 200,000.00 - 500,000.00, tarifa 200 euro; 5. vlera financiare e investimit 500,000.00 euro – 1000,000.00 euro, tarifa 500 euro 6. vlera financiare e investimit 1000,000.00 euro – 2000,000.00 euro, tarifa 1000 euro 7. vlera financiare e investimit 2000,000.00 euro – 5000,000.00 euro, tarifa 2000 euro 8. vlera financiare e investimit më e madhe se 500,000.00 euro, tarifa 3000 euro Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Pagesa nëpërmjet keshit

Shkarko formularët