Leje për kotarët dhe bylmetorët
Qëllimi
Kjo leje aplikohet për ta mundësuar shfrytëzimin e tokës pyjore për kotarët dhe bylmetorët. Parashtruesi i kërkesës obligohet të kompletojë dokumentacionin e kërkuar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës. Pasi lënda të kompletohet kërkesa verifikohet në terren nga komisioni profesional dhe harton rekomandimet për Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit për aprovim ose refuzim të kërkesës. Nëse aprovohet kërkesa atëherë leja i lëshohet palës. Nëse refuzohet nxirret vendim për refuzim të kërkesës. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i një pasqyre reale në terren e krahasuar edhe me dokumentacionin zyrtar i cili argumenton pronësinë por edhe synohet zhvillimi i sektoreve tjerë ekonomik si dhe rritjen e të hyrave.
Baza ligjore
Validiteti
5 vite
Organi i ankimimit
Agjencia e Pyjeve të Kosovës – Ministria e Bujqesise Pylltarise dhe Zhvillimit Rural.
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Pronësia e ngastrave (Titullari i pronës);
- Numri i parcelave dhe ngastrave;
- Kultura e ngastrave (pyll, tokë pyjore, kullotë);
- Sipërfaqja e kërkuar me qira;
- Qëllimi i kërkesës;
- Zona Kadastrale;
- Kuvendi Komunal ku ndodhet Parcela;
- Emeri i Operatorit Ekonomik dhe përfaqësuesit që ka parashtruar kërkesë;
- Numri i telefonit për kontakt;
Dokumentacioni i kërkuar
- Lista poseduese; [Origjinal]
- Kopja e planit me Koordinata; [Origjinal]
- Pëlqimi Komunal; [Origjinal]
- Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; [Origjinal]
- Certifikata e numrit fiskal; [Origjinal]
- Letërnjoftimi; [Kopje]
- Aplikacioni; [Kopje]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 0.20 € (njezet cent) për një m2 (meter katror) në vit | Transfer bankar | 1000-4000-7000-115 |