Leje për persona përgjegjës në barnatore bujqësore



Qëllimi
Kërkesa për leje e personit përgjegjës për Barnatore Bujqësore bëhet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Prodhimitarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Leja lëshohet në një afat prej 15 ditësh, pas kompletimit të dokumentacionit, sipas procedurës administrative, duke u bazuar në vlerësimin dhe propozimin e autoritetit kompetent. Procedura për vazhdimin e lejës është e njejtë.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është mundësimi i certifikimit/licencimit të personave përgjegjës për barnatore bujqësore pa të cilat këto të fundit nuk mund të themelohen.

Baza ligjore

Validiteti
2 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Emri, mbiemri i pronarit;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Emri dhe mbiemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Data e Aplikimit;
  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesa për leje; [Origjinal]
  • Certifikatën e biznesit dhe informatën mbi biznesin (shifra 4778); [Origjinal]
  • Procesverbalin nga inspektorati fitosanitar për gjendjen e depos; [Kopje e verifikuar]
  • Diploma për përgatitjen profesionale (fakulteti i bujqësisë); [Kopje e verifikuar]
  • Pëlqimin për objektin nga kuvendi komunal; [Origjinal]
  • Fletëpagesën e taksës; [Origjinal]
  • Kontrata (në rast se pronari i firmës nuk është inxhinier i bujqësisë); [Kopje e verifikuar]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 20 euro Pagesa nëpërmjet keshit 1000400070001150

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët