Leje për hulumtim shkencor për produktet për mbrojtjen e bimëve
Qëllimi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e lëshon vendimin për ta bërë hulumtimin në zonë të caktuar, pastaj aplikuesi bën kërkesë dhe bën pagesën. Leja lëshohet nga Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Departamenti i Prodhimitarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, sipas procedurës administrative, duke u bazuar në vlerësimin dhe propozimin e autoritetit kompetent. Leja lëshohet brenda një afati real prej 10 ditësh me vendim të veçantë. Poashtu, procedura e njëjtë vlen edhe për vazhdim të lejes për hulumtim me kusht që aplikuesi të parashtroj kërkesë 4 (katër) muaj para skadimit, duke dhënë arsyetim në formë të shkruar.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është hulumtimi apo kërkimi shkencor, autorizimi, qarkullimi dhe përdorimi, mbetjet në bimë dhe produkte bimore për vendosjen në treg dhe kontrollimi i substancave aktive të produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Baza ligjore
Validiteti
2 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit;
- Emri, mbiemri i pronarit;
- Tel, fax, e-mail;
- Emri dhe mbiemri i agronomit;
- Adresa, vendi, komuna;
- Veprimtaria për të cilën regjistrohen;
- Emri dhe mbiemri i aplikuesit;
- Data e aplikimit;
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa për licencim; [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit të biznesit; [Origjinal]
- Formulari për autorizim të produkteve për mrojtjen e bimëve (PMB -ve); [Origjinal]
- Forma e etiketës me përmbajtjen e saj; [Origjinal]
- Formulari për identifikimin e substancës aktive; [Origjinal]
- Autorizimin nga Kompania Prodhuese për Produktet për Mbrojtjen e Bimëve; [Origjinal]
- Certifikata e regjistrimit për produktet për mbrojtjen e bimëve (PMB-të) e ndonjërit shtet anëtarë të BE-së; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 30 euro | Transfer bankar | 1000400070001150 |