Leje për shfrytëzimin e tokës pyjore me qira për ndërtimin e objekteve të përkohshme në tokat pyjore



Qëllimi
Për marrjen e lejes parashtruesi i kërkesës obligohet të kompletojë dokumentacionin e kërkuar. Pasi kërkesa të jetë pranuar e njejta duhet të verifikohet në terren nga komisioni profesional pranë Agjencionit të Pyjeve të Kosovës dhe i cili harton rekomandimet për Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës për aprovim (ose refuzim të kërkesës). Nëse plotësohen kushtet e parapara me legjislacionin në fuqi atëherë Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës aprovon dhënien e lejes për ta mundësuar shfrytëzimin e tokës pyjore me qira, për ndërtimin e objekteve të përkohshme në tokat pyjore. Ndërsa, nëse refuzohet kërkesa atëherë nxirret vendim, për refuzimin e lejes. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është arritja e krijimit të një pasqyrë reale në terren e cila argumenton pronësinë por edhe synon zhvillimin edhe të sektorëve tjerë ekonomik. Me këtë procedurë arrihet të vlerësohet afërsia me objekte të rëndësisë së veçantë, vlerësohet gjendja e tokës pyjore dhe arsyeshmëria ekonomike për t'u dhënë me qira.


Validiteti
15 ditë

Organi i ankimimit
Agjencia e Pyjeve të Kosovës – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Pronësia e ngastrave (Titullari i pronës);
  • Numri i parcelave dhe ngastrave;
  • Kultura e ngastrave (pyll, tokë pyjore, kullotë);
  • Sipërfaqe e kërkuar me qira;
  • Qëllimi i kërkesës;
  • Zona Kadastrale;
  • Kuvendi Komunal ku ndodhet Parcela;
  • Emri i Operatorit Ekonomik dhe përfaqësuesit që ka parashtruar kërkesën;
  • Numri i telefonit për kontakt;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Listen poseduese; [Origjinal]
  • Kopjen e planit me koordinata; [Origjinal]
  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; [Origjinal]
  • Certifikata e numrit fiskal; [Origjinal]
  • Letërnjoftimi; [Kopje]
  • Aplikacioni; [Kopje]
  • Argumentimi se a është parcela në kuadër të planit urbanisik apo hapsinor (Pëlqimi Komunal); [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): Leja mund të jetë me kohëzgjatje deri në 5 vite me mundësi vazhdimi dhe në siperfaqe deri 5 h.


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 0.20 € (njëzet cent) për një m2 (metër katror) në vit Transfer bankar 1000-4000-7000-115