Licencë për ripaketus të plehrave artificiale
Qëllimi
Çdo subjekt që dëshiron të merret me ripaketimin e plehrave artificiale, duhet të paraqesë kërkesën për licencim Administratorit të Shërbimit Rregullues për plehra artificiale në Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimt Rural. Kërkesa bëhet në formë të shkruar dhe kjo i bashkangjitet dokumentacionit për licencim. Licenca lëshohet në një afat prej 10 ditësh ndërsa procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i një klime në të cilën edhe prodhuesit e plehrave artificiale do të kenë mundësinë për ta ushtruar veprimtarinë e tyre në një ambient rregullativ të përshtashëm sikurse që në të njëjtën kohë i kontribuon ngritjes së cilësisë në prodhimin e plehrave artificiale.
Baza ligjore
Validiteti
15 ditë
Organi i ankimimit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Afati i ankimimit
15 ditë
Informacion për aplikim
- Emri i subjektit;
- Emri dhe mbiemri i pronarit;
- Adresa, vendi, komuna;
- Tel, fax, e-mail;
Dokumentacioni i kërkuar
- Certifikatën e biznesit dhe informatën mbi biznesin; [Origjinal]
- Kërkesa për ripaketim [Origjinal]
- Autorizimin nga kompania prodhuese, që lejon ripaketimin e plehrave artificiale; [Origjinal]
- Certifikatën e analizave të kompanisë prodhuese nga laboratori i akredituar ; [Origjinal]
- Pëlqimin mjedisor; [Origjinal]
- Lejen mjedisore; [Origjinal]
- Procesverbalin nga inspektori fitosanitar; [Origjinal]
- Modelin e tiketës dhe përshkrimi detal i të dhënave në etiketë; [Origjinal]
- Dëshmitë për kualifikimet profesionale të stafit; [Kopje e verifikuar]
- Fletëpagesën e taksës për licencim; [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 vite
Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
---|---|---|---|
Taksa | Transfer bankar | ||
Tarifa | Transfer bankar | ||
Pagesa | 100 euro | Transfer bankar | 1000400070001150 |