Licencë për shfrytëzimin e produkteve pyjore jo-drunore (Leje për shfrytëzimin e tokës - për gurore)



Qëllimi
Kjo licencë aplikohet për të mundësuar shfrytëzimin e produkteve pyjore jodrunore. Një kopje e kërkesës e protokoluar i jepet palës në momentin e aplikimit. Pasi që kërkesa të jetë pranuar e njëjta duhet të verifikohet në terren nga komisioni profesional pranë Agjencionit të Pyjeve të Kosovës dhe i cili harton rekomandimet për Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës për aprovim (ose refuzim të kërkesës). Nëse aprovohet kërkesa e palës, pala fillimisht duhët të pajiset me pëlqim përkatës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe gjthashtu duhet të ketë bërë sigurimin bankar për rehabilitikmin e sipërfaqes së shfrytëzuar. Një kopje të secilit dokument pala e sjell në Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, dhe vetëm pas kësaj palës i lëshohet licenca për shfrytëzimin e produkteve pyjore jodrunore. Ndërsa, nëse refuzohet nxirret vendim, për refuzimin e lejes. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është pajisja me leje për shfrytëzimin e tokës pyjore me qera, për gurore dhe minerale tjera.


Validiteti
Leja (Kontrata) mund te jetë me kohëzgjatje deri në 5 vite me mundësi vazhdimi dhe në sipërfaqe deri 5 hektar.

Organi i ankimimit
Agjencioni i Pyjeve të Kosovës – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit
15 ditë

Informacion për aplikim
  • Pronësia e ngastrave (Titullari i pronës);
  • Numri i parcelave dhe ngastrave;
  • Kultura e ngastrave (pyll, tokë pyjore, kullotë);
  • Sipërfaqe e kërkuar me qira;
  • Qëllimi i kërkesës;
  • Zona Kadastrale;
  • Kuvendi Komunal ku ndodhet Parcela;
  • Emri i Operatorit Ekonomik dhe përfaqësuesit që ka parashtruar kërkesë;
  • Numri i telefonit për kontakt;
Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesën unike; [Origjinal]
  • Kopjen e planit me koordinata për sipërfaqen e kërkuar jo me shumë se 5/ha; [Origjinal]
  • Pëlqimin komunal; [Origjinal]
  • Vërtetimin e ATK se nuk ka obligime; [Origjinal]
  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; [Origjinal]
  • Certifikatën e numrit fiskal; [Origjinal]
  • Kopjen e letërnjoftimit; [Origjinal]
  • Pëlqim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; [Origjinal]
  • Argumentimi se a është parcela në kuadër të planit urbanisik apo hapsinor (Pëlqimi Komunal); [Origjinal]

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa 0.20 € (njëzet cent) për një m2 në vit Transfer bankar 1000-4000-7000-115

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët