Leje për armë koleksionuese



Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim për pëlqim të blerjes së armës për koleksion në Stacionin Policor më të afërt dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dorëzohet në Stacionin Policor. Lënda shqyrtohet ne Ministrine e Punëve të Brendshme – Departamenti për Siguri Publike dhe pasi të aprovohet pala merr pëlqimin dhe blenë armën. Pastaj një kopje e kontratës dhe raporti i shitjes dorëzohen në stacionin përkatës ku dhe regjistrohen të dhënat e armës.

Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është të lejimi i personit juridik dhe fizik të posedojë armë koleksionuese

Baza ligjore
Ligjet
Aktet nën ligjore

Validiteti
10 vite

Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit
30 ditë

Informacion për aplikim
  • Emrin e kompanisë
  • Emri i personit përgjegjës
  • Numri i punëtorëve të certifikuar dhe të regjistruar
  • Numri i certifikatës të biznesit
Dokumentacioni i kërkuar
  • Certifikata e biznesit
  • Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente
  • Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit
  • Dëshminë që ka së paku qarkullim vjetor mbi tridhjetë mijë euro (30.000€) brenda vitit paraprak kalendarik ose ka buxhet fillestar prej tridhjetë mijë euro(30.000€)
  • Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë


Lloji i pagesësShuma e taksës (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa Transfer bankar
Tarifa Transfer bankar
Pagesa Transfer bankar

Linku i Formularit për Aplikim

Shkarko formularët