Licencë për punëtor i sigurimit themelor
Qëllimi
Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Shërbimet Private të Sigurisë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dërgohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pastaj shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, i cili i rekomandon Udhëheqësin e Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë se pala i plotëson ose nuk i plotëson kushtet për licencim, Udhëheqësi i Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë nxjerr vendim për licencim ose refuzim.
Përshkrim i Shkurtër
Qëllimi i kësaj procedure është ngritja e nivelit të sigurisë private, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend, marrja e njohurive gjatë trajnimit te themelor profesional dhe plotësimi i kritereve sipas ligjit, monitorimi, avancimi në fushën e sigurisë private, kontrollimi i aktiviteteve të Kompanisë Private të Sigurimit e punëtorëve të sigurimit, etj.
Baza ligjore
Validiteti
3 vite
Organi i ankimimit
Ministria e Punëve të Brendshme
Afati i ankimimit
30 ditë
Informacion për aplikim
- Mbiemri
- Emri
- Adresa
- Numri personal
- Në rast se është shtetas i huaj (Qëndrimi i Përhershëm, Leja e punës në Kosovë)
- Numri kontaktues
- E-maili
- Data
- Aplikuesi
- Personi përgjegjës
- Numri kontaktues
- Vula
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesa [Origjinal]
- Kopja e letërnjoftimit [Kopje]
- Certifikata mjekësore [Origjinal]
- Vërtetimi nga organi kompetent që dëshmon zotësinë për të vepruar [Origjinal]
- Kërkesa për verifikimin e së kaluarës [Origjinal]
- Dokumenti nga gjukata kompetente që vërteton se nuk është nën hetime [Origjinal]
- Të ketë përfunduar me sukëses trajnimin themelor profesional dhe posedon certifikatën e trajnimit [Kopje e verifikuar]
- Certifikatën e kalimit me sukëses të provimit të organizuar nga organi kompetent [Origjinal]
Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë
| Lloji i pagesës | Shuma e taksës (në Euro) | Mënyra e pagesës | Numri i llogarisë |
|---|---|---|---|
| Taksa | Transfer bankar | ||
| Tarifa | Transfer bankar | ||
| Pagesa | 5 Euro | Transfer bankar | 1000420070000179 |